TIRANE- Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana është rikthyer të flasë sërish për situatën e përjetuar në Serbi në ndeshjen e zhvilluar në Beograd të martën. Kapiteni kuqezi në një intervistë për francezen ‘Le Parisien’ shpjegon momentet e tmerrit që përjetoi. “Përveç fyerjeve gjatë nxemjes duket se situata ishte nën kontroll. Deri në minutën e 41 nuk kishte shumë probleme. Më pas në ndeshja u ndërpre për shkak të fishekzjarrëve në fushë dhe më pas erdhi droni më flamurin shqiptar. Lojtari serb e kapi flamurin dhe dy nga futbollistët tanë shkuan ta merrnin në mënyrë që ai të mos e griste.
/Shqiptarja.com












