Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana tregon edhe njëherë tjetër anën humane, teksa duke kujtuar problemet që ka hasur në jetën e tij ka bërë apel që të ndihmohen refugjatët në një intervistë për revistën sportive franceze ‘But’.
“Nëse dikush nuk e ka përjetuar, është absolutisht e pamundur për ta kuptuar gjendjen e refugjatit. Unë e kam përjetuar një gjë të tillë.
Ne duhet t’i ndihmojmë këta njerëz. Ta përjetojmë vështirësinë e të qenit refugjat sikur e kemi jetuar atë.
Unë e kam provuar në fëmijëri, ndaj e di fare mirë se çfarë po heqin ata njerëz që kanë ditë të tëra nëpër kufij, para gardheve me tela me gjemba, apo para policëve të bërë gardh” tha ai.
.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

. d.b/shqiptarja.com