Lot dhe dëshirë për të jetuar!Report
Tv në shtëpinë e të moshuarve

Lot dhe dëshirë për të jetuar!Report<br />Tv në shtëpinë e të moshuarve<br>
Report Tv iu bashkua nismës "Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur" në Shtëpinë e të Moshuarve duke dëgjuar historitë e tyre.  Ky ishte dhe gëzimi më i madh i të moshuarve! Beatriçe Tasho, me flokët e gjata të thinjura dhe me sytë plot mall, ka kaluar 79 vite jo të lehta.

Nga prilli i vitit 2017 po jeton ditët e saj në shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Nëna Beatriçe tregon për Report Tv historinë e saj, vështirësitë e një njeriu pa kapele dhe dashurinë për dy fëmijët që i ka larg. 79 vjeçarja, dikur ka qenë rrobaqepëse në qytetin e Korçës.  Nëna Beatriçe kujton vdekjen e bashkëshortit, Thoma Tashos... E vetmja gjë që kërkon është më e mira për fëmijët.

 

Historia e dytë
Veprore Boriçi, mësuesja e gjuhë-letërsisë në pension është 83 vjeçarja me optimizmin për të jetuar. Ajo  vinte nga një familje ushtarakësh, ndaj fëmijëria e saj ishte e ndarë mes udhëtimesh nga veriu në jug të Shqipërisë. 

 

Po për Veproren, sot 83 vjeç moment kyç ishte bursa në Bashkimin Sovjetik. Boriçi, e apasionuar edhe pas baletit rrëfen për Report Tv ditët e jetës të saj, me të mirat dhe të këqijat e saj.  Vreprorja i rikthehet leximit me mall, në këtë mënyrë koha kalon më shpejt në atë shtëpi. Ndryshe nga të moshuarit e tjerë, Veprore Boriçi vlerëson së tepërmi të qenurit njeri i lirë.

"Të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur" është nisma e ndërmarrë nga Enea Cenko. Enea tregon për Report Tv se dëshira për të bërë njerëz të lumtur ka nisur nga fëmijëria e tij e vështirë. Fjala kyçe për një jetë të mirë, sipas tij, është arsimi, ndaj ngulmon që kushdo duhet të investojë në dije, për veten!

Largimi nga Shtëpia e të Moshuarve ishte momenti më i trishtë.. Të moshuarit zgjasnin kokën fshehurazi në dritare për të na parë, duke pritur vizitën tonë, të të afërmve të tyre ose qoftë edhe të një panjohuri në një moment tjetër...

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij