Lot dhe lutje në fushë, Egnatia rikthehet në stërvitje pa Dwamenan! Tribuna e stadiumit merr emrin e tij

Lot dhe lutje në fushë, Egnatia rikthehet në stërvitje pa Dwamenan! Tribuna e stadiumit merr emrin e tij

Lojtarët e Egnatias në stërvitje

Ndarja tragjike nga jeta e Raphael Dwamenas ka lënë një boshllëk të madh te klubi i Egnatias, me lojtarët që për ditë me radhë ishin në lot dhe të shokuar për vdekjen në fushë të kapitenit dhe golashënuesit të tyre.

Pasditen e djeshme ekipi iu rikthye përgatitjeve në Rrogozhinë, aty ku nuk kanë munguar lutjet dhe lulet për ganezin. Lojtarët janë ulur në tokë dhe me duart drejt qiellit nuk kanë harruar të kujtojnë 28-vjeçarin që sakrifikoi jetën për pasionin e tij, futbollin.

Po dje, trupi i pajetë i Dwamenas u nis drejt Ganës, aty ku do prehet në vendlindje. Ende të hutuar nga ajo që ndodhi mesditën e 11 nëntorit, te Egnatia kanë vendosur që tribuna përballë që do ndërtohet në stadiumin e Rrogozhinës, do marrë emrin e të ndjerit.

Kujtojmë se Superliga do rikthehet më 23 nëntor, pikërisht me ndeshjen Egnatia - Partizani në Rrogozhinë, që do rinisë në minutën e 24, aty ku u ndërpre.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë