Nga ora 18:00  e ditës së sotme  hapet zyrtarisht aplikimi për llotarinë amerikane. Të gjithë aplikuesit duhet të ndjekin  më përpikmëri rregullat e publikuara pak çaste më parë nga ambasada e Amerikës në Tiranë.
 
Në udhëzimin e publikuara jepen të gjithë hapat që duhet të ndjekin aplikuesit, ndërsa parashikohen edhe  procedurat dhe koha në dispozicion.
 
Udhëzimi nga ambasada amerikane  për procedurat e aplikimit për llotarinë:
 
Lotaria Amerikane
Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2019
 
Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2019 do të fillojë të martën, më 3 tetor 2017 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2017, në orën 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).
 
DV-2019 Udhëzimet në Anglisht (PDF – 390 KB)
DV-2019 Udhëzimet në Shqip (PDF – 552 KB)

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com