TIRANE - Ambasada Amerikane njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se aplikimi për Lotarinë Amerikane është falas, ndërsa këshillon të interesuarit për rrugën që duhet të ndjekin për të aplikuar, me synimin për të qenë të përzgjedhurit e Lotarisë në 2019. Ambasada thekson se plotësimi i formularit është falas dhe nuk ka asnjë pagesë, dhe u bën me dije të interesuarve për të që të vizitojnë faqen e dedikuar për më shumë detaje.
Lotaria Amerikane është FALAS dhe nuk ka asnjë pagesë për të dërguar formularin tuaj të aplikimit. Plotësoni aplikimin tuaj në dvlottery.state.gov. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen
Ambasada e SHBA në Tiranë
Lotaria amerikane startoi që prej ditës së mërkurë dhe shqiptarët do të mund që ta plotësojnë atë deri në datën 6 nëntor në orën 18:00 pasi në këtë datë mbyllet aplikimi.
Hamall dhe vetëm hamall do.....
Përgjigju