Hapen aplikimet për lotarinë amerikane, për të gjithë ata që ëndërrojnë të marrin një vizë për në SHBA. Departamenti i shtetit ka bërë të ditur se duke filluar nga data 2 tetor dhe deri më 3 nëntor do të fillojë aplikimi on-line për t'u bërë pjesë e lotarisë, nga e cila kanë përfituar 50 mijë persona.
Kushti kryesor për të aplikuar për lotarinë e vitit 2014, është fakti që të jesh në listën e shteteve që e kanë të miratuar aplikimin për vizë, ku Shqipëria është e klasifikuar tashmë prej disa vitesh. Regjistrimet (aplikimet) për lotarinë e vitit 2014 duhet të dërgohen elektronikisht duke filluar nga mesdita, ora ditore lindore (GMT-4), e të martës, 2 tetor 2012, dhe përfundojnë në mesditë, ora ditore lindore (GMT-4) e shtunë, 3 nëntor 2011. Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të lotarisë në http://www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen. Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Asnjë aplikim nuk do të pranohet mbas mesditës së 3 nëntorit 2012.
Në shumicën e rasteve shtetasi i një vendi që kualifikohet, nënkupton shtetin në të cilin ju keni lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat, ju mund të kualifikoheni. Mënyra e parë: nëse ju keni lindur në një vend, ku vendasit e të cilit nuk mund të aplikojnë për lotarinë, por bashkëshort-i/ja juaj ka lindur në një vend, ku vendasit e të cilit, kanë të drejtë për të aplikuar, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshort-it/es - me kushtin që, ju dhe bashkëshort-i/ja jeni listuar në aplikimin e përzgjedhur, atëherë juve do t'ju lëshohet viza dhe do të hyni në Sh.B.A.. Mënyra e dytë: nëse ju keni lindur në një shtet ku, vendasit nuk mund të aplikojnë për lotarinë, por asnjëri nga prindërit tuaj s'ka lindur apo banuar atje në kohën kur ju keni lindur, atëherë ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2014-ës. Për t'u regjistruar në lotari, ju duhet të plotësoni ose kërkesat e edukimit ose të eksperiencës së punës të kualifikueshme të programit të lotarisë: Ju duhet të keni ose një edukim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë 9-vjeçar dhe i mesëm; OSE të keni 2 vjet eksperiencë pune brenda 5 viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse eksperienca e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni asnjërën prej këtyre kërkesave, ju nuk duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë.
Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com LEXO ARTIKULLIN E PLOTE
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com