Shqiptarët janë njerëzit me shifrën më të lartë që aplikojnë në programin e përvitshëm të Lotarisë amerikane krahasuar me numrin e popullsisë.
Përgjatë tre viteve në programin e Lotarisë amerikane kanë aplikuar mbi 1 milion qytetarë, prej të cilave rreth 367,231 në programin e DV 2018. Departamenti Ameriakan i Shtetit ka publikuar shifrën e raportit ku shfaqen vendet nga gjithë bota dhe raporti me vendet e tjera për periudhën nga DV 2016- deri në DV 2018.
Numrin e ulët të aplikimeve për këto vite e ka pasur programi i 2016 me rreth 216 mijë qytetarë. Ndërkohë, vihet re se numri është në kurbë rritëse përgjatë viteve të ndryshme.