Lotaria e kuponit, skualifikohen 
242 aplikantë! Ja 369 fituesit /Lista

TIRANË - Ministria e Financave ka përfunduar hetimin e dokumentacionit të 511 fituesve të lotarisë së kuponit tatimor, nga ku rezulton se 242 konkurrentë nuk plotësojnë kriteret për tu shpallur fitues, ndërsa 369 janë fitues. Megjithatë rezulton se fituesja e parë, shkodrania Valbona Lleshi, ka aplikuar me dokumentacion të rregullt.

“Dyshimet se si çmimi i madh Znj. Valbona Lleshi është fitues me 130 kupona me një vlerë nominale 7,337,778 lekë nuk është korrekt, kur dihet se vlera maksimale e kasës për të lëshuar një kupon tatimor është 150,000 lekë” thuhet në njoftimin për mediat.

Në lidhje me shorteun ministria e financave sqaron se kategoria e I dhe e II e fituesve është përzgjedhur në bazë të formulës së aplikuar mbi databasën e vënë në dispozicion nga Posta Shqiptare (shumë e 70% të vlerës nominale të kuponëve më 30% të numrit të kuponave). Komisioni ka certifikuar të gjithë zarfet në rendin zbritës deri sa nxori 11 fituesit. Për të gjetur 11 fituesit Komisionit iu desh të kontrollonte mbi 600 zarfa të cilat janë penalizuar për arsye të: Deklarimit të rremë: Deklarimi i vlerës është bërë duke shtuar nga një zero, ngatërresë që shkaktohet nga lekë të vjetra dhe lekë të reja, apo mos lexim korrekt të vlerës së kuponit; Përfshirja në zarf e kuponave jotatimor, apo kuponave jashtë afatit të lojës”,
thuhet në deklarimin e ministrisë së Financave.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie