Lotët e Brigitte në përkujtimin
e sulmeve terroriste në Paris

Lotët e Brigitte në përkujtimin<br />e sulmeve terroriste në Paris<br>
Ditën e sotme franca përkujton dyvjetorin e sulmeve terroriste.

Në cermoni Macron është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte. Bashkeshortja shfaqet duke lotuar për tragjedinë që ndodhi dy vite më parë, ku humbën jetën 130 persona.

Terroristët sulmuan stadiumin gjatë momentit që zhvillohej koncerit muzikor.

Sumi u organizua nga katër terroristë në stadiumin e futbollit “Stade de France”, gjatë momentit që zhvillohej koncertI muzikor. Terroristët sulmuan pa mëshirë njerëzit që ndodheshin brenda stadiumit, kjo shënoj ngjarjen më të rëndë në historinë e sulmeve terroriste.

Për herë të parë si president, Emmanuel Macron do të drejtoj përkujtimin në nder të viktimave nga terrorizmi.

Ceremoni filloj në orën 09:00, në Saint-Denis, përveç bashkëshortes Macron shoqërohej edhe nga Ministrat e qeverisë, Ministri i Brëndshëm Gérard Collomb, Ministri i Drejtësisë, Nicole Belloubet, Presidentët e Senatit Gerard Larcher dhe Asamblesë Kombëtare François de Rugy, Kryetari i Bashkisë së  Parisit, Anne Hidalgo,  dhe ish-presidenti Holond.

Në fillim të cermonisë Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte vendosën dy kurora me lule në pllakën përkujtimore. Më pas kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo lexoj të gjithë emrat e viktimave.

Macron mbajti një fjalim në nder të viktimave, ku deklaroj se sulme të ngjashme terroriste nuk do të përsëriten në historinë e Francës. Gjatë fjalimit prezantoj edhe ligjin e ri për terrorizmin. 

"Nëpërmjet këtij ligji synohet, bashkëpunimi, parandalimi i përsëritjes së ngjarjeve, por edhe zbulimin, dhe arrestimin e personave të përfshirë në akte terroriste", tha Macron.

Më pas ministri i brendshëm, Gérard Collomb, shpjegoj se masat e jashtëzakonshme kanë ndihmuar agjencitë e inteligjencës të pengojnë më shumë se 30 sulme gjatë dy viteve të fundit.

Javën e kaluar, policia arrestoi nëntë persona dhe një tjetër u kap në Zvicër në një operacion të koordinuar kundër terrorizmit.

Ministria e brendshme franceze nëpërmjet këtij ligji do jetë në gjendje të krijojë zona sigurie në vendet ku ka kërcënim, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve brenda dhe jashtë vendit, kjo favorizon kërkimin për personat e dyshuar brenda zonave të sigurisë.

Policia gjithashtu do të ketë kompetenca të zgjeruara për të kërkuar prona, për të kryer përgjimin elektronik dhe mbylljen e xhamive ose vendeve të tjera të dyshuara për predikimin e terrorizmit. 

[gallery]24665[/gallery]
macron


Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online