Humbja 1-0 kundër Spanjës dhe eliminimi nga Kupa e Botës 2026 ka bërë që Cristiano Ronaldo mos i mbajë dot lotët në fund të sfidës. Veç humbjes, për CR7 kjo ishte ndeshja e fundit me kombëtaren luzitane, pasi disa ditë më parë motra e tij njoftoi se 41-vjeçari do ta mbyllte me futbollin ndërkombëtar.

Ronaldo debutoi me Portugalinë më 28 gusht 2003 dhe pas afro 23 vitesh, 233 ndeshjesh dhe 146 golave të shënuar largohet nga ekipi pa e fituar Kupën e Botës, trofeun që i ka mbetur peng në karrierën brilante.

Me Portugalinë ai u shpall kampion në Euro 2016 në Francë si dhe fitoi dy herë Ligën e Kombeve.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Vulos një gol në shtesë, Spanja eliminon Portugalinë dhe kalon në çerekfinale! Ronaldo e mbyll karrierën pa Kupë Bote