'Louis Vuitton' blen diamantin e dytë më të madh në botë

'Louis Vuitton' blen diamantin e dytë më të madh në botë

Diamanti 'Sewelô'

Vetëm dy muaj më parë, kompania "Louis Vuitton LVMH" njoftoi blerjen e Tiffany për një rekord prej 16.2 miliardë dollarësh.

Përsëri kompania e famshme ka paguar një shumë të pazbuluar për gurin të dytë më të madh, që nga diamanti Cullinan në në vitin 1905.

Kjo është një tjetër shenjë e ambicieve të markës franceze në tregun e bizhuterive luksoze.

Diamanti përafërsisht 1.758 karatësh u gjet nga Lucara Diamond Corp në Botswana prillin e kaluar.

Ai ka ngjyrë të errët dhe është në madhësinë e pëllëmbës së dorës.

Kompania e minierave e quajti atë “Sewelô”, që do të thotë “gjetje e rrallë” në gjuhën e tsëana të Afrikës së Jugut.

Dhe tani Lucara së bashku me kompaninë HB, një prodhues belg i diamanteve, kanë arritur një marrëveshje me “Louis Vuitton” për të ilustruar dhe prodhuar një numër të xhevahireve më të vegjël nga “Sewelô”.

Por procesi i prerjes në vetvete është kompleks: “Do të planifikohet me teknologjinë më të lartë të skanimit të diamantit për të prodhuar një imazh 3D në të cilin do të simulohen opsionet e prerjes. Vendimi i prerjes përfundimtare do të merret në varësi të përfitimit maksimal dhe shitjes së pjesëve të lëmuara ”, thotë Kaplan.

Një ekspert diamanti me përvojë shumë të lartë do të ndjekë planin nga afër me një sharrë lazer dhe çdo gur  do të lëmohet me kujdes.

“Me një diamant të kësaj madhësie dhe kompleksiteti, ky proces mund të zgjasë më shumë se një vit”, shprehet ai.

Aktualisht, diamanti është i veshur me karbon dhe poshtë tij qëndron një mister që e bën më të vështirë prerjen e tij.

Blerja është një veprim që nuk është pa rrezik për Louis Vuitton, por përfaqëson llojin e bastit më të madh që tërheq vëmendjen duke e bërë LVMH grupin luksoz më  të  madh në botë, dhe Louis Vuitton markën e saj më të vlefshme luksoze.

Diamanti 'Sewelô'

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen