PRISHTINË - Zëvendës ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Louise Taylor ka qëndruar të enjten në Gjilan.
Ishte hera e parë për të që evitoi Gjilanin dhe tha se ishte aty për të parë nga afër se si po zhvillohet jeta dhe natyrisht të ballafaqohet me zhvillimet e fundit që Ambasada e Britanisë ka pasur në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.
E kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri tha është biseduar për problemet dhe sfidat që Gjilani ka kaluar brenda kësaj kohe, në kuptimin e nevojës së investimeve më të mëdha dhe mbështetjes që po e kërkojmë në nivel të qeverisë dhe donatorëve të mëdhenj.
Haziri tha se Britania ka qenë gjithmonë mike e madhe e Gjilanit dhe mbështetëse e madhe në karrierën e tij politike.
"Në takimin e sotëm zëvendës ambasadorja Louise Taylor, është shprehur e interesuar për zhvillimet në Komunë, angazhimet tona dhe për ndërtimin e punës dhe jetës këtu. Kisha për nderë të veçantë pas vizitës së ambasadorit Cliff, zëvendës ambasadorja ka ardhur për vizitë në kuadër të interesimit dhe angazhimit për këtë fazë që po kalon komuna jonë. Unë e njoftova në detaje për problemet dhe sfidat që kemi pasur si Komunë, qoftë në kuptimin buxhetor, qoftë në kuptimin e nevojës së investimeve më të mëdha dhe mbështetjes që po e kërkojmë në nivel të qeverisë dhe donatorëve të mëdhenj. Britania ka qenë gjithmonë mike e madhe e Gjilanit dhe mbështetëse e madhe personalisht për mua, në karrierën time politike dhe në angazhimin tim", ka deklaruar kryetari Haziri./ATSH/








