Love
Si i bëhet kur je nënë e divorcuar, me një fëmijë të vogël, e përndjekur nga bashkëshorti i cili nuk duhet të afrohet edhe me vendim gjykate, por vazhdon të persekutojë dhe kërkon ndihmë në polici e nuk ta japin? Si i bëhet kur vihesh në shënjestër nga hajdutët e vegjël e të tërheqin nga qafa një varëse kujtim, një dhuratë nga babai, i fejuari, fëmijët?
Si i bëhet kur je nënë e divorcuar, me një fëmijë të vogël, e përndjekur nga bashkëshorti i cili nuk duhet të afrohet edhe me vendim gjykate, por vazhdon të persekutojë dhe kërkon ndihmë në polici e nuk ta japin?
Si i bëhet kur vihesh në shënjestër nga hajdutët e vegjël e të tërheqin nga qafa një varëse kujtim, një dhuratë nga babai, i fejuari, fëmijët?
Si i bëhet kur të shuhet familja për një fjalë goje, për një debat të nisur në një ditë të mbrapshtë humori, ndërsa je me familje për pushime me Theth?
Eshtë vetëm një jetë dhe imagjinoj se të gjithë duan ta jetojnë sa më mirë të jetë e mundur; të gjithë, kriminelë, hajdutë, politikanë, policë e njerëz të thjeshtë. Por duket sikur në këto muaj kokat e njerëzve janë shumë të nxehura dhe njerëzit e Shtetit nuk e kane forcën që të ruajë ekuilibrin mes individëve. Njerëzit e Shtetit janë të zënë e po merren me të tjera gjëra, si për shembull, pasurimi i pakufijshëm.
Duhet një Shtet që të mos krijojë iluzionin se edhe po vrave një njeri, del shpejt nga burgu se ke paguar dhe korruptuar drejtësinë.
Njerëz gjaknxehtë nuk e kanë nën kontroll veten dhe nuk kanë as frikë strukturat e Shtetit. Duket. Perceptohet. Po si i bëhet?
Hapini rrugën kriminelëve. Varsen hiqeni vetë nga qafa dhe dhurojani hajdutit. Mos rezistoni. Në shtëpi, kur ju futen hajdutet, gjeni një mirëkuptim, ca ushqime mbajini për vete dhe ca për grabitësit. Që të kesh sot para në shtëpi, duhet të kesh një post, minimumi në doganë apo ministri, të tjerët janë në krizë, ndaj edhe hajduti do t’ju mirëkuptojë nëse nuk keni asnjë lek poshtë dyshekut.
Dhe nuk është momenti t’i kundërpërgjigjeni me sedër askujt. Le ta thotë mendimin e tij kushdo, le të hedhë fjalë të këqija apo romuze. Na ndodh të gdhihemi ters një ditë të gjithë. Asnjë fjalë e tepërt nuk e justifikon humbjen e jetës.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6268
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor, 13:29
-
'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë
23 Dhjetor, 13:21
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok
23 Dhjetor, 13:11
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, kryeministri Rama dhe organizatorët prezantojnë detajet: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë
23 Dhjetor, 13:07
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
Burani me spinaq nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:53
-
Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”
23 Dhjetor, 12:47
-
Supë me kërpudha nga zonja Albana
23 Dhjetor, 12:45
-
Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës
23 Dhjetor, 12:44
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor, 12:39