LRI dhe LSI, organizojnë një
aktivitet gjashtë ditor në Jalë

LRI dhe LSI, organizojnë një<br />aktivitet gjashtë ditor në Jalë
TIRANE - Lëvizja Rinore për Integrim do të zhvillojë për gjashtë ditë me radhë, duke filluar nga dita e hënë aktivitetin e përvitshëm në Jalë. Në këtë aktivitet, i cili do të ketë një shtrirje të fortë të të gjithë elementëve të politikës shqiptare, duke filluar nga zgjidhja e problemeve të rinisë, përpos liderëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe vetë forumit rinor të saj, LRI do të jenë dhe ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleaxandër Arvizu dhe ai i Bashkimit Evropian Ettore Sequi.

Dita e parë do të jetë thjeshtë një ditë akomodimi, si dhe njohja me rregulloren e partive politike, ndërkohë që dita e martë do të fillojë me trajnime të ndryshme. Pas kësaj do të referojë ambasadori i BE në Tiranë Sequi, me temë “Çfarë përfaqëson BE për Shqipërinë dhe sfidat e menjëhershme për Tiranën”. Ndërsa ambasadori i SHBA Arvizu do të referojë mbi temën “Vizioni i SHBA për Shqipërinë dhe Ballkanin”. Ndërkohë që do të referojnë për barazinë gjinore e komunikimin publik dhe ministrja e re e Integrimit, Klada Gjosha si dhe zyrtarja e lartë e LSI, Erisa Xhixho.

Do të referojnë dhe Edmond Haxhinasto, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili. Njëherësh pritet të diskutohet dhe debatohet për lojën politike, sloganet dhe klipet. Ndërsa përpos partteve ditën e katërt do të referojë ambasadori në detyrë i OSBE, Robert Uilton me temë “çfarë përfaqëson OSBE dhe roli i saj në Shqipëri”. Si dhe do të referojnë Bruna Paskali, Nora Malaj, Eris Zaimi. Në ditën e pestë do të vijohet me trajnime të drejtuara nga Edmond Panariti, Nasip Naço, Ilirian Muho, Luan Rama.

Ndërkohë që dita e gjashtë do të jetë tërësisht e mbushur me aktivitete të ndryshme dhe argëtuese, ku anëtarët e LRI si dhe ata të LSI, një ndërthurje brezash do të diskutojnë dhe argëtohen gjatë gjithë kohës në Jalë. Një aktivitet i rëndësishëm në prag të fillimit të punës në mbështetje të qeverisjes së re të majtë, ku LSI ka pesë ministra por dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës