/ATSH/- Të rinjtë e LRI-së vijojnë të japin shembullin e tyre se si qytetarët duhet të sensibilizohen për të patur një mjedis sa më të pastër dhe një jetë të shëndetshme.
Konkretisht, anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim janë rikthyer sërish sot në zonën e Paskuqanit nëpërmjet një aksioni vullnetar për pastrimin e mjedisit.
Ata kanë menduar ti shërbejnë ndryshe komunitetit në këtë të dielë së bashku me koordinatorin z. Edmond Stojku dhe zv/Ministren e Integrimit, Erisa Xhixho.
Kjo iniciativë dhe angazhim i të rinjëve të LRI-së është një mesazh edhe për kandidatët e koalicionit që t'a kenë prioritet mjedisin dhe do ta bëjnë pjesë të programeve të tyre elektorale.
Nën moton përgjegjesi sociale në shërbim të komunitetit, të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe politikën se ambienti përtej derës së shtëpisë është i të gjithëve.