LRI, aksion për pastrimin e rrugës Tiranë-Durrës
TIRANË, 20 Shtator /ATSH/- Nën moton "Ndihmoj vendin tim", Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot aksionin për pastrimin e rrugës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të kryeqytetit, aks në të cilën do të kalojë dhe Papa Francesku.
Qindra të rinj anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe simpatizantë të LSI-së, kanë marrë pjesë në aksionin për pastrimin e ambientit duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone dhe në përmirësimin e imazhit të vendit.Duke e cilësuar si historike vizitën e Papa Françeskut nesër në Shqipëri, në një prononcim për mediat, Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë.
Braimllari theksoi se vizita e Papa Franceskut simbolizon solidaritetin, paqen , harmoninë dhe bashkëpunimin. "Lëvizja Rinore për Integrim ka ardhur për të dhënë kontributin për pastrimin e këtij aksi rrugor duke filluar nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Tiranës."Dita e nesërme është një ditë historike për të gjithë ne, ndaj të gjithë shqiptarët duhet të japin kontributin e tyre. Të gjithë ne, më shumë se kurrë kemi nevojë për më shumë paqe, më shumë solidaritet dhe më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin.", tha Endrit Braimllari.
Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari shprehu besimin e plotë se në këtë vend shumë gjëra mund të bëhen më mirë, nëse ka më shumë bashkëpunim dhe më shumë harmoni me njëri-tjetrin.
"Menduam që gjërat mund të realizohen po të ketë një vullnet të përbashkët për t'i çuar ato deri në fund dhe për t'u larguar nga konflikti, i cili e çon shoqërinë më shumë në një tension se sa në zgjidhjen e problemeve që kanë njerëzit sot", theksoi Braimllari. e,xh//m.m/
/Shqiptarja.com