LSI ankimon në KQZ rezultatin për Durrësin, kërkon rinumërim: Fletë pa vula, tentativë për votim të dyfishtë,136 vota të hequra padrejtësisht, me to përfitojmë mandat

LSI ankimon në KQZ rezultatin për Durrësin, kërkon rinumërim: Fletë pa vula, tentativë për votim të dyfishtë,136 vota të hequra padrejtësisht, me to përfitojmë mandat

Pas Gjirokastrës dhe Beratit LSI ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve edhe në Durrës. Ky subjekt zgjedhor ka bërë ankesë në KQZ për rinumërim votash me pretendimin se kanë konstatuar disa shkelje. Sipas ankimimit të LSI janë konstatuar fletë pa vula, që do të thotë se janë futur fletë votimi nga jashtë, tentativë votimi të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës dhe mungesë filmimi me kamera në një qendër votimi. Sipas ankimimit LSI i janë hequr padrejtësisht 136 vota me të cilat ajo do të përfitojë një mandat në këtë qark.

“-Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë  e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin. Në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës. Është konstatuar mungesa e filmimit me kamera në Qendrën e votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë,” thuhet në kërkesën e LSI.

“Nisur nga rezultati i shpallur në KQZ, për ndarjen e mandateve në qarkun Durrës, rezulton se LSI ka marrë 136 vota më pak se herësi i 8-të i subjektit PS. Pra nëse subjektit të LSI i shtohen 136 vota të hequra padrejtësisht, atëherë ajo do të përfitojë një mandat në këtë qark. Referuar rezultatit të nxjerra nga pamjet filmike të rreth 300 kutive të votimit, nga të cilët 108 ose 1/3 e tyre ka rezultate të pasakta si subjekt, si subjekt zgjedhor me interes të ligjshëm për çdo votë/vullnet të shprehur të zgjedhësit të pretendojmë se votat të cilat do t’i japin mandatin subjektit tonë ndodhen në kutitë e votimit, dhe rinumërimi dhe rivlerësimi i tyre në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, do të ndryshoje rezultatin zgjedhor dhe shpërndarjen e mandateve në Qarkun Durrës,” thuhet më tej në kërkesë.

(Kliko këtu)Dokumenti me ankimim i LSI për Durrësin


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Pas Gjirokastrës, LSI ankimon në KAS edhe rezultatin për Beratin e Durrësin: Të ketë rinumërim e rivlerësim votash, na janë hequr padrejtësisht


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki