“Natyrisht sot është dita e fundit sipas të cilës ne kemi të drejtë të ankimojmë vendimin. Ne do ta ankimojmë vemdimin e Kukësit pasi nga provat e grumbulluara tregon qartë që ka një deformim të rezultatit në tabelat e firmosura nga anëtarët e komisionit”, tha Muho për A1 Report duke shtuar se edhe materiali i shpërndarë për qarkun e Lezhës, i cili do të shqyrtohet nesër është i paplotë.
Ndërsa KQZ nesër përmbyll të gjithë procesin e miratimit të rezultateve për të 12 qarqet sipas Muhos, pavarësisht se rezultati është pranuar tashmë nga forcat politike KQZ është në vonesë të përmbylljes së rezultatit , duke mos përmbushur detyrimin sipas Kodit Zgjedhor
“KQZ është në vonesë të përmbylljes së rezultatit pasi detyrimi sipas Kodit Zgjedhor është që nga momenti që mbërrijnë tabelat e rezultateve të ZAZ-ve, KQZ brenda 48 orëve të shpallë rezultatin përfundimtar për zonën zgjedhore. Pavarësisht nga qëndrimi që kanë dashur të mbajnë anëtarët e KQZ, për sa kohë ata konsiderohen përfaqësues të Partisë Demokratike në këtë komision atëherë çdo gjë është e qartë” u shpreh këshilltari ligjor i LSI në KQZ.
Më 3 korrik KQZ shpalli rezultatin 3 mandate për PD e 1 mandat për të majtën, konkretisht Vexhi Muçmatën e Partise Socialiste. Por LSI pretendon se janë 14 vota të cilat janë deformuar në tabelën përfundimtare, e të cilat sigurojnë mandatin për këtë forcë politike.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)