Konferencë për shtyp e Sekretarit të Marrëdhënive Ndërkombëtare, Ralf Gjoni
Shprehim shqetësimin e thellë për angazhimin politik të policisë së rrethit të Hasit, e cila sot në menyrë të qëllimshme dhe arbitrare, dhe jo për herë të parë, ka ndaluar automjetin me te cilin udhetonin kandidatët për deputet të LSI të qarkut Kukës, duke i penguar ata në ushtrimin e aktivitetit të tyre elektoral.
Lëvizja Socialiste për Integrim dënon fort përdorimin politik që i bëhet policisë së shtetit në këtë periudhë zgjedhjesh, dhe i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm, z. Noka, i cili është edhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Kukës, të distancohet menjëherë nga këto akte të papranueshme dhe të mbajë qëndrim të menjëhershëm zyrtar, në mënyrë që Policia e Shtetit të mos jetë pjesë dhe vegël e lojëravetë ulëta politike, por të tregojë profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës që i ka hije uniformës së policit.
Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes strukturave të saj të shtrira në të gjithë vendin, do vazhdojë të monitorojë akte të tila presioni dhe keqperdorimi të funksioneve të shtetit në sherbim të interesave politike, dhe do të informojë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht
OSBE-ODHIR për incidentin në fjalë.
Shpresojmë që kjo sjellje e pahijshme dhe e papranueshme të mos përsëritet më dhe kërkojmë nga Partia në pushtet që të mos prekë integritetin e uniformave blu dhe dinjitetin me të cilin duhet të sillet Policia e Shtetit, e cila duhet të garantojë siguri për qytetarët dhe jo të intimidojë përfaqësuesit politikë në këto momente të rëndësishme fushate zgjedhore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15