LSI dyshime se PD ka bashkëpunuar me PS për ‘ta çuar për skrap’? Braimllari: Po bëjmë analizë të thellë për këtë! Basha nuk krijoi frymë grupi në opozitë

TIRANË- Në kampin e LSI është krijuar një mendim se PD-ja mund të ketë bashkëpunuar me PS për ta shkatërruar këtë forcë politike. E pikërisht për këtë arsye, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka nisur një analizë të detajuar për të arritur deri në një përfundim konkret. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari tha se PD nuk krijoi një frymë grupi në zgjedhje. 

Braimllari: Fakti që LSI është në këtë në situatë me 170 mijë vota në 4 mandate tregon se të gjithë prozhektorët e sulmit, të gjithë investimi i mln euro ka qenë për të goditur LSI. Tani ka pasur bashkëpunim në terren apo jo këto do të dalin si pasojë e një analize për LSI po e bën me strukturat e saj, unë mendoj personalisht që një strukturë e tillë e mirë organizuar nuk mund të bëhet pa u rakorduar.

Babaramo: Pra ju thoni që ka pasur bashkëpunim edhe me PD për t’ju goditur ju?

Braimllari: Nuk mund të them drejtpërdrejtë këtë, por ne hymë në një betejë ku s'u konceptua nga PD fryma e ekipit për të shkuar drejt fitores, secili luajti për veten e vet. LSI e përgatiti si target kryesor Rilindja për ta minimizuar duke e goditur padrejtësisht. Koalicioni është çështje fryme dhe ideologjie dhe mënyra se si organizohet”.

Një arsye që liston për humbjen në 25 prill është edhe djegia e mandateve dhe për këtë ka zbuluar se ka qenë një vendim i PD-së, për të cilën Kryemadhi e pranoi për të “qenë korrekt me aksionin e opozitës”, edhe pse një pjesë e mirë e deputetëve të LSI-së nuk ishin dakord.

“Veprimi nuk ka qenë i duhur. Se lëshuam shumë terren dhe një person avancoi në mënyrë të jashtëligjshme, duke ndryshuar kushtetutën. U rikthyem në 1991. (...) Ne kemi qenë në protestën e 18 shkurtit, ditë e shtunë është marrë një vendim nga PD, kemi mbledhur grupin tonë parlamentar, “për të qenë korrekt të opozitës do marrim këtë vendim”, ne nuk pranuam bllok këtë vendim. Por ideja ishte për të qëndruar korrekt me opozitën, se mandatet e LSI ishin mandate gjaku, se ishim në përplasje frontale, të dy forcat ishin në bllok kundër LSI. E bëmë për të qëndruar korrekt ndaj aksionit opozitar”, tha Braimllari në Report Tv.

Njësoj si Grida Duma, edhe Braimllari thotë se LSI e kishte të lehtë të bashkëpunonte me krimin për të siguruar fitore në 25 prill, por zgjodhi që të ishte parimore në këtë betejë.

“Kolegët e mi e kishin shumë të thjeshtë të bashkëpunonim me ato që bashkëpunon Edi Rama, por vendosëm që të qëndronim parimor me një ekip i pastër, i ri, me njerëz jo të korruptuar dhe jo të lidhur me botën e krimit, për të sjellë një frymë të re. Njerëzit kërkonin bashkëpunim, por ne ishim të vendosur në parimin dhe moralin tonë për të shkuar përpara drejt fitores”, tha Braimllari.

Sa i përket shkarkimit të presidentit Ilir Meta, themeluesit të LSI-së, Braimllari tha se Komisioni i ngritur për të është një shashkë për të hequr vëmendjen nga “masakra e 25 prillit”.

“Shashka për të tërhequr vëmendjen nga 25 prilli, e gjitha nga masakra elektorale. Po të shikosh anëtarët e Komisionit janë vetë për t’u ngritur një komision për ato. Pse u hap menjëherë pas 25 prillit, u hap kjo, u godit Berisha, ka krijuar idenë e një pushteti autokrat, krijon idenë se nuk ka ndodhur asgjë, kur ke më shumë fletë votimi se numri i zgjedhësve”, përfundoi ish-deputeti i LSI-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Braimllari: Vendimi për djegien e mandateve i PD, Kryemadhi pranoi për të qenë korrekt, ne s’ishim dakord në bllok

 

I ftuar në studion e Report TV, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka zbuluar se si është shkuar deri në vendimin përfundimtar për djegien e mandateve.

“Veprimi nuk ka qenë i duhur. Se lëshuam shumë terren dhe një person avancoi në mënyrë të jashtëligjshme, duke ndryshuar kushtetutën. U rikthyem në 1991. (...) Ne kemi qenë në protestën e 18 shkurtit, ditë e shtunë është marrë një vendim nga PD, kemi mbledhur grupin tonë parlamentar, “për të qenë korrekt të opozitës do marrim këtë vendim”, ne nuk pranuam bllok këtë vendim. Por ideja ishte për të qëndruar korrekt me opozitën, se mandatet e LSI ishin mandate gjaku, se ishim në përplasje frontale, të dy forcat ishin në bllok kundër LSI. E bëmë për të qëndruar korrekt ndaj aksionit opozitar”, tha Braimllari në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg