LSI e LRI Shkodër, padi penale për
shpifje e flasifikim ndaj Sali Berishës

LSI e LRI Shkodër, padi penale për<br />shpifje e flasifikim ndaj Sali Berishës
TIRANË - Duke i quajtur shpifje dhe dezinformim të opinionit publik publikimet e gazetës “RD”, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe LRI në Shkodër ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku sqarojnë se kanë përgatitur një padi penale për shpifje nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.
 
Ky i fundit një ditë më parë ka pretenduar se në Shkodër po shpërndahen “tollona për blerjen e votës”, duke shfaqur në gazetën “RD” një çmim të shpërndarë në një aktivitet të LRI-së dhe të transmetuar në mediat lokale. Nëpërmjet reagimit të tyre, strukturat lokale te LSI-së në qytetin verior i kërkojnë organeve kompetente të nisin një hetim të shpejtë dhe të thelluar ndaj të gjitha këtyre pretendimeve që ata i quajnë absurde dhe të qëllimshme. 

“LSI dhe LRI Shkodër janë të bindura se këto akuza janë pjesë e një strategjie tashmë të njohur fyerjesh dhe shpifjesh, me të cilën kërkohet të mbulohet frika e humbjes së thellë në Bashkinë e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë” – thuhet në deklaratë. 

Ky veprim sipas LSI-së mund të jetë pjesë e skenarit për të bojkotuar zgjedhjet pikërisht për shkak të frikës së humbjes së tyre. Këtë reagim zyrtar ata thonë se do ua përcjellin edhe opinionit publik, faktorit ndërkombëtar dhe OSBE/ODIHIR dhe në bazë të ligjit të detyrojnë edhe vetë gazetën “RD” ta botojë. 

Një ditë më parë, Berisha shkroi në FB: “Të dashur miq, ky është një kupon i botuar në mediat sociale, me vlerë blerëse 5000 lekë mall në dyqane të caktuara, që shpërndan në blerje votash “aleanca e qelbësirave” në Shkodër. Këto janë zgjedhje”.

kuponi
 
Redaksia Online
(b.p/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin