TIRANE - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani në një deklaratë për mediat ka dënuar ato që ai i quajti shantazhe politike, referuar akuzave të deputetit Tom Doshi, duke i cilësuar si të papranueshme.
Në fjalën e tij Manjani tha se akuzat e Doshit kanë ardhur si rezultat i interesave fare bajate të tij, duke nënvizuar se mazhoranca është e distancuar nga këto shantazhe politike dhe se koha e tyre u ka ardhur fundi.
Manjani vlerësoi edhe qëndrimin e mbajtur nga ana e ambasadës së SHBA dhe BE e cila shprehej se Doshi “pretendohet i përfshirë në veprimtari kriminale”.
“Shprehim qëndrimin tonë se shantazhi si mënyrë për të bërë politikë është një mënyrë e papranueshme. Nuk bëjmë analizë të shantazhuesve, që kompromentojnë parimet demokratike, me interesa fare bajate, por jemi këtu për të siguruar opinionin publik, që politika e shantazhit është e papranueshme, dhe më vjen mirë që kjo u konstatua nga shumica e fushës politike. Të realizojmë në bashkëpunim me PS, një projekt që i gjithë opinioni publik e ka kërkuar, pavarësisht ulje e ngritjeve por asgjë nuk është institucionale, për të realizuar projektet politike për të cilat ne jemi votuar. Jam këtu sot për të mbështetur të gjithë qëndrimin e qartë dhe si asnjëherë më parë, të ambasadës së SHBA dhe të BE për t’u ndarë nga krimi dhe nga presioni politik. Në vend që të jemi në anën e anti-krimit, sot lajmi ka histori thashetheme, dhe projekti i së majtës së bashkuar është tmerri i të tjerëve. Ne jemi këtu për të siguruar se si koha e përçarjes dhe e përçartjes ka marrë fund bashkë me të përçarturit në kushtet e paranojës dhe sëmundjes psikike që ne si LSI kemi marrë vendimin për të mos u marrë me këto sinuara paranojave.” theksoi në fjalën e tij Manjani
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.5%
-
Dështim
84.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54