TIRANE - LSI ka bërë thirrje sot që fushata elektorale të mos zhvendosë vëmendjen prej çështjeve parësore, që rëndojnë shoqërinë, veçanërisht prej asaj të punësimit. Për këtë qëllim ka dalë sot në një konferencë për shtyp, nënkryetarja e kësaj partie, znj. Klajda Gjosha.
“LSI e vlerëson çështjen e punësimit si një ndër prioritetet kryesore të shoqërisë sonë për zhvillimin dhe integrimin e individit dhe vendit”, tha ajo. “Si fillim viti, theksojmë faktin se jemi në një moment të rëndësishëm, ku ende mund të fokusojmë ndarjen e buxhetit në favor të punësimit. LSI ka qënë dhe mbetet e fokusuar në punësimin e të rinjve, të grave dhe të vajzave dhe të gjitha shtresave ne nevojë. Ndaj, arsimi profesional, nxitja e sipërmarrjes së biznesit nga gratë nëpërmjet trainimeve të shumta dhe politikave lehtësuese ka qënë kryefjalë e punës sonë, por njëkohësisht kërkojmë mbështetjen e të gjitha institucioneve përkatëse për t’i drejtuar prioritetet e tyre drejt fenomenit të punësimit”, deklaroi Gjosha.
(ash/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com