TIRANE- Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" nënkryetarja e LSI, njëherësh dhe kryetare e LGI dhe zv.ministre e Punës, Klajda Gjosha ka deklaruar objektivat e gruas së LSI në funksion të zhvillimit të vendit por dhe të një rezultati sa më pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti.

Ajo ka deklaruar se forumet e LSI do vendosin për koalicionet, ndërkohë që shprehet se aktualisht janë në koalicion me PD, duke nënvizuar se një prishje e këtij koalicioni dhe krijimi i një klime destabizuese në vend nuk do ti shërbente marrjes së statusit të vendit kandidat. Në lidhje me ftesat për koalicion në drejtim të LSI, Gjosha thotë se kjo vjen për shkak të suksesit në qeverisje që ka shënuar kjo parti në këtë mandat.

"LSI është aktualisht në koalicion me PD. Përsa i përket të ardhmes nëse do të ketë koalicion apo jo kjo do të diskutohet në Konventën Elektorale, e cila do të zhvillohet në muajin Prill"- tha Gjosha.

 Intervisten e plote lexoni sot ne Shqiptarja.com