Lëvizja Socialiste për Integrim feston këtë të dielë (6 shtator) 16-vjetorin e themelimit si forcë politike.

Të shumtë kanë qenë urimet nga anëtarë të kësaj force si dhe nga degët në qytete të ndryshme.

Por, dega e LSI-së në Durrës e ka festuar në një mënyrë ndryshe. Në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë postuar foton e Presidentit Meta në kohën kur ka qenë në krye të kësaj force politike duke "harruar" se kryetare aktuale është Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit ka zgjedhur që ta urojë 16 vjetorin e LSI-së përmes një video-je që i kishin dërguar të rinjtë e LRI-së. Kryemadhi tha se kishte menduar të bënte një shkrim të gjatë, por pasi i erdhi një video e tillë ajo ndërroi mendje.

Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim.

Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka!

I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen", shkruan Kryemadhi.

Për 16-vjetorin ka reaguar dhe zëvendëskryetari, Luan Rama i cili thotë se misioni i LSI, integrimi europian vijon të mbetet një prej objektivave të kësaj lëvizje.

"Misioni ynë është: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj, parë në raport me këtë prioritet kombëtar, misioni i LSI-së është ende një sfidë e përgjegjësi e pakryer, pavarësisht se jo për faj të saj, ç’ka e bën rolin e LSI-së në realitetin e sotëm politik shqiptar jo vetëm të veçantë, por edhe jetik, përcaktues dhe shpëtimtar për të ardhmen europiane të vendit" - shkruan Rama.

Gjithashtu dhe nënkryetari, Petrit Vasili ka postuar një video nga fjala e ish-kryetarit Ilir Meta në vitin e themelimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
Braimllari uron 16-vjetorin e LSI: Së bashku jemi më të fortë kundër të keqes më të madhe të vendit

Me rastin e 16-vjetorit të themelimit të LSI-së ka reaguar dhe ish-deputeti Endrit Braimllari.

Përmes një postimi në Facebook, duke përmendur dhe njëherë misionin dhe qëllimet e kësaj lëvizje, ai u bën thirrje të gjithëve të bashkohen kundër asaj që e cilëson e keqja që po mban peng vendin.

Postimi i plotë:

"Ne kete 16 vjetor te themelimit te Levizjes Socialiste per Integrim falenderojme te gjithe themeluesit, te rinjte dhe te rejat, anetaret dhe simpatizantet te cilet ne 6 Shtator te 2004 themeluan Levizjen Socialiste per Integrim. Partia e cila shume shpejt u kthye ne nje force e forte kunder arrogances, papergjegjshmerise dhe monopolit te pushtetit.
Ne keto 16 vite LSI eshte perballur me beteja dhe sfida te ashpra shume here te padrejta dhe jo te barabarta, por LSI gjithmon eshte pozicionuar ne rrugen e duhur te udhehequr nga parime te forta ne sherbim te qytetareve dhe ne mbrojtje te interesit publik.
LSI ne zemren e saj ka te rinjte te cilet jo vetem i ka mbeshtetur por i ka kthyer ne faktor te rendesishem te politikberjes jo vetem brenda partise por edhe duke i perfaqesuar ne keshilla bashkiak e ne parlament.
LSI gjithmon eshte perballur ne menyre frontale me te keqen ndaj dhe sot eshte koha te jemi te gjithe bashke me te forte se kurre per ti dhene goditjen perfundimtare kesaj te keqe qe po mban peng zhvillimin ekonomik dhe europian te vendit.
Gezuar 16 vjetorin" - shkruan Braimllari.

Ora 16:17
16 vjetori i LSI-së/ Çfarë e bëri Kryemadhin të ndryshojë mendim për urimin, surpriza e të rinjve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar 16 vjetorin e partisë së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka publikuar një video urimi të anëtarëve më të rinj të LSI-së.

Ajo tha se kishte përgatitur një shkrim të gjatë, por urimi me mesazhin e të rinjve e bëri që të ndryshonte mendje.

"Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim.

Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka!

I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen", shkruan Kryemadhi.