LSI insiston për ‘inceneratorët’: SPAK është në provë, të hetohet Rama si ideatori i skemës së vjedhjes

LSI insiston për ‘inceneratorët’: SPAK është në provë, të hetohet Rama si ideatori i skemës së vjedhjes

Erisa Xhixho

Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se tashmë SPAK ka në dorë të gjithë dokumentet e denoncimit të asaj që ata e quajnë afera e madhe e inceneratorëve. Nënkryetarja e kësaj force politike, Erisa Xhixho thotë se tashmë Prokuroria e Posaçme është në provë dhe do të duhet të tregojë aftësinë dhe pavarësinë.

“SPAK ka në dorë dokumentet, provat dhe besimin tonë. Më shumë se kurrë, SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve, sepse askush nuk e pret drejtësinë as nga Edi Rama, as nga Erion Veliaj. Me reformën në drejtësi, që erdhi si vullnet i të gjithë politikës shqiptare, dhe si mbështetje e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë vendosur fytyrën dhe integritetin e tyre në këtë sistem të ri. Prokuroria Speciale AntiKorrupsion dhe Gjykata Speciale, duhet të ngrihen në nivelin e kërkuar, për t’i treguar forcën e ligjit çdo zyrtari që prek financat publike, pavarësisht se me kë parti është ai.  Drejtësia e re nuk duhet t’i lexojë ligjet, duke i shërbyer qeveritarëve, siç bënte drejtësia e vjetër, sepse ndryshe çdo investim që është bërë për drejtësinë e re barazohet me zero, por vetëm të garantojë mbizotërimin e ligjit mbi çdo gjë tjetër.  SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë krerët e kësaj piramide abuzimi me pushtetin, pa rënë pre e intimidimit prej tij. SPAK duhet t’u tregojë sot shqiptarëve se drejtësia nuk njeh asnjë pushtet mbi veten”, tha Xhixho.

Përmes një deklarate për mediat nga Selia e LSI, Erisa Xhixho ka nënvizuar se skandali i inceneratorëve ka përlyer emrin e njerëzve të pafajshëm e të pamundur dhe se “grupi i strukturuar kriminal që nuk kursen të gjallë as të vdekur nuk mund të ketë vepruar pa bekimin qeverisë Rama”. Sipas nënkryetares së LSI prioriteti i vetëm i kësaj qeverie janë një grusht njerëzish që pasurohen përditë në kurriz të qytetarëve të varfër.

“Kjo është qeveria që bekon zhvatjen, evazionin dhe korrupsionin.  Edi Rama është ideatori dhe përgjegjësi kryesor i kësaj skemës kriminale të inceneratorëve. Vetëm me mbështetjen e tij mund të zbatohej një skemë e tillë grabitjeje. Qeveria e inceneratorëve, e cila vjedh qytetarët që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, duhet ndalur sot”, tha ndër të tjera Xhixho.

Kujtojmë se LSI prej disa ditësh ka bërë denoncime publike në lidhje me 24 kompani që sipas tyre kanë bërë evazion fiskal disa milionë euro dhe që lidhen me inceneratorët. Këtyre deklaratave i është bashkëngjitur edhe Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës por edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Nëse kjo çështje e denoncuar nga Kryemadhi dhe Meta ka apo nuk ka lidhje me Inceneratorin e Tiranës, i mbetet Prokurorisë së Posaçme ta zbulojë, por në fakt kemi të bëjmë me një skandal dhe një skemë madhe të mashtrimit financiar, bërë edhe në kurriz të disa pensionistëve shqiptarë.

24 kompani, që Kryemadhi i denoncoi me emra kanë lëshuar fatura për shërbime të ndryshme, në vlera marramendëse, duke mos i paguar shtetit tatim-fitimin, TVSH dhe gjobat.  Në këto kushte, janë kthyer në borxhlinj ndaj Drejtorisë së Tatimeve, 189 milionë dollarë evazion fiskal. Institucionet shtetërore por edhe përfaqësues të mazhorancës nga ana tjetër janë përgjigjur duke thënë se këto denoncime janë bërë prej vitesh dhe se LSI dhe Meta po i rikthejnë për interesa personale.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 13/07/2022 14:20

    Rama gjithcka beri!Madje, edhe ato shkaterime,vjedhje e varsje te clat ju i keni bere.Por, Rama beri edhe ndertime e ndryshimin e pamjes se Shqiperise dhe jetes se shqiptare. Rama e beri cep me cep Shqiperine punishte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!