LSI: Ja punësimet nepotike të PS
në Sarandë e Delvinë

LSI: Ja punësimet nepotike të PS<br />në Sarandë e Delvinë
TIRANE-Ditën e sotme, nenkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj në një prononcim për mediat permendi të gjithë emrat e lidhur familjarisht me një drejtues në Sarandë dhe Delvinë.

“Si parimi i hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindësit po thërrasin rilindasit” -  deklaroi Mehmetaj duke renditur me një liste punësimet në shtet të familjareve të kreut të PS Delvinë dhe zv/kryetarit të Bashkisë së Delvinës.

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë.

Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;

Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;

Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;

Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;

Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;

Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;

Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;

Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;

Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;

Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;

Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë
 
Lidhjet familje të ish-kryetarit të PS-së dega Delvinë, z.Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013.

 Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;

Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë;

Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;

Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;

Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;

Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;

Gurie Kohila, mbesa, infermiere;

Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”. 

Ky reagim i LSI vjen pas denoncimeve të Edi Ramës, ku sipas tij, kryebashkikakët e Delvinës, Beratit e Prrenjasit kanë punësuar njerëzit e tyre në këto institucione.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar