LSI:Kandidati i Hasit u ndalua dhe
u shoqërua pa shkak në polici
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon ndalimin e makinës së kandidatëve të LSI-së në Has të Kukësit. Qemal Elezi: Për incidentin do informojmë dhe vëzhguesit e ODIHR dhe do hap padi. (Foto: Qemal Elezi)
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon ndalimin e makinës së kandidatëve të LSI-së në Krumë të Kukësit sot paradite dhe dështimin e takimit elektoral të LSI për këtë shkak. Sipas zyrës së shtypit të kësaj selie, makina ku udhëtonte Qemal Elezi kandidat i LSI në Has, është ndaluar nga policia.
“Policia po përdoret kundër nesh. Ministri Noka të distancohet nga aktet e padenja të vartësve. Për incidentin do informojmë dhe vëzhguesit e ODIHR”- thotë Elezi në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se këto na motivojnë më tepër në fushatën e LSI.
Elezi shpjegon se "policia ka ndaluar automjetin e kandidatit, duke e shoqëuar në komisariat, pa asnjë motiv dhe thjesht policia ka thënë, që 'kemi urdhër nga lart për t’iu shoqëruar në komisariat'. Sipas tij, "gjatë këtyre dy orëve nuk është dhënë asnjë shpjegim pse janë shoqëruar në komisariat".
Në orën 12, LSI do hapte fushatën në Krumë dhe pasi ka dështuar takimi elektoral, ata janë lënë të lirë. "Kjo është goditje, që i është bërë politikës dhe opozitës, pasi segmente të caktuara të Policisë së Shtetit po na pengojnë në zhvillimin e aktiviteteve politike në fushatën elektorale. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm dhe Berishës, që të distancohen nga këto veprime dhe të zhvillojmë aktivitetet tona në këtë fushatë", ka thënë Elezi. Ai përmbylli me: "Do të ngrë padi në prokurorinë e rrethit Kukës lidhur me këtë incident".
ORA 17:30 REAGON RALF GJONI NGA SELIA E LSISekretari për Marrëniet Ndërkombëtare në LSI, Ralf Gjoni, ka deklaruar sot lidhur me incidentet elektorale të fundit se "LSI dënon veprimet e policisë së Hasit, e cilandaloi në mënyrë të paligjshme kandidatin e LSI-së, Qemal Elezi. Ndaj, LSI-ja i bën thirrje ministrit të Brendshëm Flamur Noka të distancohet nga këto veprime dhe policia të tregojë profesionalizëm në këtë fushatë. Për incidentin e ndodhur, LSI-ja do të informojë ndërkombëtarët, Misionin e
OSBE/ODIHR e më gjerë."
Redaksia online
(sg/magshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15