LSI: KQZ gjysmake, nëse
deformon procesin, para ligjit

LSI: KQZ gjysmake, nëse<br />deformon procesin, para ligjit
TIRANE- Në kohën kur në sallën e mbledhjeve të KQZ-së vazhdonte procesi i hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 23 qershorit në qarkun e Lezhës, nga selia e LSI-së Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Luan Rama deklaron se me procesin e rinumërimit në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës, KQZ-ja gjysmake përdori dy standarde duke u bërë dëshmi e keqpërdorimit si instrument i verbër politik nga Partia Demokratike. Luan Rama kujton qëndrimin e KQZ-së duke hedhur poshtë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 15 kutive të qarkut të Kukësit.
 
“KQZ dëshmi e e keqpërdorimit si instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe mundësisht kompromentimin e rezultatit të zgjedhejve dhe cilësisë së procesit zgjdhor.

Kjo gjysmë KQZ po aplikon në kundërshtim me ligjin dy standarde. Rasti i qëndrimit ndaj kërkesës legjitime e të argumentuar për rinumërim të votave në 15 QV të qarkut të Kukësit, dhe që nuk u pranua nga kjo gjysmë KQZ. Ndërkohë që për Lezhën aplikon një standard të ndryshëm edhe pse nuk kërkoi njeri rinumërimin e QV në të gjitha KZAZ e kësaj zone, siç veproi dhe me Shkodrën. Kjo sjellje e gjysmë KQZ është reflektim i shenjës së dëshpërimit për humbjen nga rezultati kastatrofik që populli i dha Partisë Demokratike”- tha Luan Rama në një deklaratë për shyp nga selia e LSI-së të dalë mesditën e sotme.
 
“Jo vetëm kjo KQZ por askush nuk mund të kompromentojë apo tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Rezultati është i qartë dhe bindës për vullnetin politik qytetar. Qëndrimi i LSI është i qartë. Cilido individ apo trupë zgjedhore që ka cënuar duke vënë dorë, cënuar apo që ka defornuar procesin duhet dhe do të përgjigjet ligjërsisht”- tha Luan Rama.

Disa orë më pas reagoi dhe Partia Socialiste. Nëpërmjet deputetit të saj Ilirjan Celibashi PS e quajti procesin të papërgjegjshëm, që cënon integritetin e 4 anëtarëve të KQZ, por dhe mungesë totale e papërgjegjshmërisë e qeverisë në ikje.  Deklarata e Ilirjan Celibashit
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot procesin e rinumërimit të votave, pas vendimit të djeshëm për hapjen e të gjithë kutive dhe rinumërim të votave në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës. Sot procesi nisi me rinumërinin e QV të qarkut të Lezhës. Janë ngritur 8 grupe numërimi me nga dy persona. për rinumërimin e 248 kutive të qarkut të Lezhës.  Ky proces pritet të zgjasë disa ditë dhe gjithsej priten të rinumërohen mbi 200 mijë fletë votimi të qarkut të Lezhës dhe të Shkodrës.

KQZ pranoi dje kërkesën e anëtarit të KQZ-së Klement Zguri, pasi nga rinumërimi i 10 kutive në Lezhë dolën në pah parregullsi të shumta. Ndërsa për Shkodrën, KQZ miratoi ankesën e republikanëve të cilët pretendojnë të marrin një mandat që u ka shkuar demokratëve.

DEKLARATA E PLOTE E LSI
 “Vendimi i djeshëm dhe veprimi i sotëm i gjysmë-Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që mesa duket dhe mesa po shfaqet nuk është gjysmak vetëm për nga numri i përbërjes, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj gjysmë-KQZ-je si një instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe ndoshta mundësisht edhe komprometimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe të cilësisë së procesit zgjedhor.

Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj edhe një fakt tjetër që dëshmon se kjo gjysmë-KQZ po aplikon, në kundërshtim me ligjin, dy standarde. Kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës legjitime dhe të argumentuar që bëri Lëvizja Socialiste për Integrim për rinumërim të votave në 15 kuti apo në 15 qendra votimit të Qarkut të Kukësit. Kërkesë që nuk u pranua nga kjo gjysmë-KQZ, ndërkohë që për rastin e Lezhës, apo të Qarkut të Lezhës, aplikon një standard të ndryshëm, një standard tjetër edhe pse nuk kërkoi njeri rinumërimin e qendrave të votimit në të gjitha KZAZ-të e kësaj zone zgjedhore, ashtu siç veproi edhe me Qarkun e Shkodrës.

Natyrisht edhe kjo sjellje më e fundit e kësaj gjysmë-KQZ-je është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik që qytetarët shqiptarë i dhanë Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj. Më lejoni të bëj të qartë dhe të ditur, që jo vetëm kjo gjysmë-KQZ, por askush nuk do të mund të kompromentojë dhe të tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, që është jo vetëm i qartë dhe i pastër, por është bindës për vullnetin politik dhe qytetar të mazhorancës së shqiptarëve, që votuan të jetë mazhorancë koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane.

Ndërkaq, qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim është i qartë, është i prerë, që cilido individ dhe cilado trupë zgjedhore në të gjithë nivelet e hierarkisë së trupave zgjedhore referuar kodit zgjedhor, që ka vënë dorë, që ka cenuar, që ka deformuar apo që ka kontaminuar procesin zgjedhor duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat