LSI: Kryepolici Rama në panik
po planifikon blerje votash

LSI: Kryepolici Rama në panik<br />po planifikon blerje votash
TIRANË-Një sërë akuzash kanë dalë nga kampi i LSI në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp, Silva Caka dënoi kryeministrin Rama për deklaratat e bëra në Berat mbi koalicionin qeverisës. Sipas LSI, Rama dështimet me sjelljen e tij po ia vesh koalicionit me LSI.

Caka vlerëson se Rama është i frikësuar nga fuqia e LSI e Vettingu ndaj dhe po bën përpjekje për manipulim votash duke përdorur segmente të policisë të lidhura me krimin.

Me ironi, duke marrë shkas dhe nga video e Ramës i veshur si Polic, Caka etiketoi kryeministrin si Kryepolic që nën qeverisjen e tij, e ktheu simbolin e Rilindjes në një Ndërrmarje droge.

Plot gra të denja socialiste u fshinë padrejtësisht nga listat për deputete të PS duke u zëvëndësuar nga vajza të korridoreve të Rilidnjes. Duke u kthyer krahët socialistëve të thjeshtë për 4 vite me radhë dhe u dha gjithë pushtetin oborrit të tij të Rilindjes tani kujton se mund të mashtrojë për herë të dytë socialistët duke u thënë se nuk e ka fajin zullumi i tij me pushtetin dhe përbuzja e tij ndaj tyre por e paska pasur fajin LSI që është në koalicion. Kjo alibi e tij është e mjerë dhe e pashpresë.

Problemi i tij i madh është se ai është i tmerruar zgjedhjet e lira nga vota e lirë. Ai ishte i tmerruar të bënte zgjedhje brenda PS me rival Ben Blushin dhe jo të më pranojë zgjedhje të lira me të gjithë aktorët e përfshirë në garë. Ai bëri cdo përpjekje që opozita të mos hynte në zgjedhje me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes përdorimit të segmenteve të policisë të lidhur me grupet kriminale të drogës. Ai Rilindjen e tij e ktheu në ndërrmarjen më të madhe të drogës në Europë. Ndaj dhe inskenimi i turpshëm në mitingun e Beratit, në bashkëpunim dhe me segmente kriminale të policisë për gjoja blerje votash, është përpjekje e dështuar për të trembur e frikësuar LSI. Ndërkohë që edhe vetë është kryepolici që po planifikon blerje votash masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit. Ky akt dëshpërimi dëshmon se atë e ka kapur paniku, jo vetëm për mbështetjen që LSI gëzon në Berat e gjithë Shqipërinë, mbështetje që do të konfirmohet me votën e 25 Qershorit, por mesa duket ai ka panik dhe nga zbatimi i plotë Vettingut, që shqiptarët mezi e presin për ti dhënë fund arrogancës dhe padrejtësisë së pushtetit oligarkik, klientelist e kriminal. Prandaj le të çmendet kryepolici sepse LSI ka për të dalë forca e parë në Berat e gjithë Shqipërinë”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja