TIRANE - Berisha urdhëron ministrat por dhe drejtuesit e lartë të PD që të zëvendësohen vendet vakante të LSI me njerëz që mbështesin PD. Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të strukturave drejtuese të PD, grupeve të punës dhe ministrave, teksa ka folur për vendet bosh të lëna nga LSI Berisha mësohet të ketë thënë se “drejtorët e LSI-së do të dorëhiqen, vendet vakante të zëvendësohen me një staf me njerëz të besuar”.
Kështu, largimi i të gjithë drejtuesve politikë të LSI nga Ministrinë e institucionet e varësisë, pas daljes nga koalicioni dhe bashkimi me PS në opozitë ka bërë që demokratët të mendojnë zëvendësimin e menjëhershëm të tyre, duke kënaqur militantët e tyre por dhe aleatët, pavarësisht se vetëm 2 muaj na ndajnë nga zgjedhjet.
Burime të brendshme të selisë blu bëjnë me dije se menjëherë pasi LSI mori vendimin për daljen nga koalicioni kanë vërshuar CV-të e pretendentëve për këto poste. Nga zyrat e selisë blu u vendos përfundimisht mbrëmë pas urdhërit të Berishës që për të maksimalizuar votën më 23 qershor, 50 përqind e të gjithë vendeve të mbetura vakante në postet politike të lëna bosh pas tërheqjes së përfaqësuesve të LSI, teksa kanë kaluar në opozitë, do të vihen në dizpozicion të militantëve të pakënaqur të PD, që në këto vite s’kanë mundur të përfitojnë poste apo vende pune.
Kjo do të zbuste sadopak dhe pakënaqësinë në rritje të tyre ndaj qeverisjes së PD, por dhe do të tërhiqte më shumë votues pro PD në kutitë e votimit në zgjedhje. Ndërsa 50 përqindëshi tjetër i vendeve të lëna bosh do të shpërndahet për aleatët në qeverisje të PD, sipas peshës së tyre elektorale dhe në përpjekje për të shtuar dhe votat për këto parti, që kanë qenë në tetë vite qeverisje.
Pikërisht pas zyrtarizmit të koalicionit PS-LSI, kryeministri Berisha mblodhi dje pasdite strukturat e PD për të diskutuar për zgjedhjet por dhe ndryshimet që solli në skemën qeverisëse kalimi i LSI në kampin opozitar. Berisha, pasi bëri ndryshimet në qeveri, diskutoi me strukturat demokrate fushatën për zgjedhjet parlamentare dhe koalicionet e mundshme.
“Mbledhje nga fjala e parë tek e fundit, teknike. Menaxhimi i entuziazmit të madh që ka përfshirë bazën e PD strukturat e mbështetësit e saj e optimizmit për një fitore të thellë të shkëlqyer të 23 qershorit”, deklaroi Berisha. Njëherësh mësohet sipas burimeve se është folur për diskutimin e listave të njerëzve që do të punësohen, duke bërë kujdes që gjysma e këtyre pozicioneve politike në qeverisje të jenë për aleatët e mbetur, ose për të joshur aleatë të rinj.
Njëherësh të 12 drejtuesit e qarqeve kanë vazhduar fushatën fort, teksa kanë në dorë tashmë dhe një mundësi tjetër atë të punësimit dhe të atyre militantëve të cilët kanë qënë të pakënaqur gjatë tërë këtyre viteve. Mesazhi tjetër i dhënë është shfrytëzimi në kompleks dhe i kohës që ministrat s’kanë impenjime qeveritare apo parlamentare për të zhvilluar aktivitete, për të bërë përurime.
Duke kërkuar votën, pavarësisht se janë në kuadër të ministrisë. Duket se një skemë të tillë e ka nxitur dhe vetë kreu i LSI Ilir Meta, që në mbledhjen e djeshme të Këshillit Drejtues Kombëtar ka kërkuar që të gjithë përfaqësuesit e LSI në poste politike të japin dorëheqjen.
“Unë e njoh mirë institucionin e dorëheqjes, pasi kam dhënë dorëheqje nga kryeministër, zv/kryeministër dhe ministër disa herë. Kështu që jepni dorëheqje, largohuni nga postet politike, mos u konfliktoni me drejtuesit e rinj. Jemi në opozitë”, mësohet të ketë thënë Meta në mbledhjen me dyer të mbyllura të KDK. Duke paralajmëruar një tërheqje të butë nga pushteti.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Koalicioni me PD ishte i panatyrshëm,me PS i natyrshëm