LSI letër Veliajt: Merr masa për
lehtësimin e trafikut në Tiranë

LSI letër Veliajt: Merr masa për<br />lehtësimin e trafikut në Tiranë
Këshilltarët e LSI në Bashkinë e Tiranës nëpërmjet një letre dërguar kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryetarit të këshillit Aldrin Dalipi, kërkojnë marrjen e masave pas problemeve të krijuara me trafikun në sheshin "Skënderbej".

Grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin bashkiak të Tiranës u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me problematikën e trafikut në sheshin “Skënderbej” pas punimeve nga ana e Bashkisë.

Këshilltarët e LSI i kërkojnë kryebashkiakut Veliaj që të hapë sa më parë "Unazën e Vogël" e cila do të shërbente si një zgjidhje afatmesme, por jo afatgjatë.

Këshilltarët e LSI e cilësojnë alarmantë situatën e krijuar pas bllokimit të qarkullimit në shëshin "Nënë Tereza" dhe stadiumit "Qemal Stafa". Ata i bëjnë thirrje bashkisë që të marrë masa urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.

Sipas këshilltarëve të LSI, qytetarët janë të painformuar mbi projektin dhe hapja e sezonit të shkollës rëndon me shumë situaten.

Problematikat u ngriten pas mbledhjes së grupit të  këshilltareve të LSI në këshillin bashkiak të Tiranës.

Këshilltarët e LSI kërkojnë që në mbledhjen e keshillit bashkiak të ketë informacion për situaten e krijuar
lsi
lsi


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron