LSI mbështet propozimet e 48
partive, Meta mirëpret "të vegjlit"
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shfaqur dje qëndrimin e saj lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke përkrahur kërkesat e 4 partive të vogla parlamentare: PR, LZHK, PAA dhe PDK për votimin elektronik, listat e hapura e depolitizimin e komisioneve zgjedhore.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shfaqur dje qëndrimin e saj lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke përkrahur kërkesat e 4 partive të vogla parlamentare: PR, LZHK, PAA dhe PDK për votimin elektronik, listat e hapura e depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti dje deputetët, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Nard Ndoka, si përfaqësues të 48 partive parlamentare dhe jo-parlamentare, të cilët i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një nismë ligjore për ndryshime në kodin zgjedhor, në kuadër të reformës zgjedhore. Deputetët i prezantuan Kryetarit të Kuvendit nismën e tyre, nismë të cilën e njoftuan dhe për median, dhe që synon harmonizimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me legjislacionin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjatë këtij takimi u nënvizua nevoja e rishikimit të sistemit zgjedhor përmes mundësimit të votimit elektronik, listave të hapura, depolitizimit të komisioneve zgjedhore, përmirësimit të administrimit të procesit zgjedhor, shpalljes së rezultatit në ditën e zgjedhjeve sipas standardeve evropiane si dhe përmes adresimit të çështjeve të tjera që i shërbejnë rritjes së cilësisë dhe transparencës së procesit zgjedhor në Shqipëri. “Kryetari i Kuvendit, Meta theksoi se mbështet plotësisht përshpejtimin e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe për këtë qëllim i është kërkuar zyrtarisht Misionit ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të ofrojnë kontributin e tyre për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Më tej, z. Meta theksoi se miradministrimi i procesit zgjedhor kërkon rritjen e pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të të gjithë trupave të administrimit zgjedhor, veçanërisht të komisioneve zgjedhore”-njoftoi zyra e shtypit e Kuvendit në përfundim të takimit. Meta theksoi se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit inkurajon përpjekjet e të gjithë aktorëve politikë dhe jo-politikë për më tepër transparencë e për një administratë zgjedhore të depolitizuar, si dhe mbështet ndryshimet në kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, për t’i mundësuar të gjithë qytetarëve shqiptarë një përfaqësim të drejtë, të padeformuar e më cilësor në Kuvend, ashtu siç i ka hije një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
RekomandimetMeta mbështet plotësisht përshpejtimin e punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore, dhe për këtë qëllim i është kërkuar zyrtarisht Misionit ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të ofrojnë kontributin e tyre.
KomisionetMeta theksoi se miradministrimi i procesit zgjedhor kërkon rritjen e pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të të gjithë trupave të administrimit zgjedhor, veçanërisht të komisioneve zgjedhore.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18