LSI mban nesër Konventën e
Tiranës, Shehu: Shans për të gjithë

LSI mban nesër Konventën e<br />Tiranës, Shehu: Shans për të gjithë
Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë nesër Konventën e Tiranës ku pritet të zgjedhë kryetarin e ri të saj.

Burime pranë kësaj partie bëjnë me dije se kandidaturat e mundshme për të pasuar Shezai Rrokajn janë: Ministrja e integrimit Klajda Gjosha, zëvendësja e saj Erisa Xhixho ose Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Rrokaj tashmë është deleguar në Vlorë si mundësi për të kryesuar listën e deputetëve atje, teksa kryetari i ri i partisë së Tiranës do të jetë në listën fituese të deputetëve të ardhshëm.

Në prag të kësaj konvente, deputeti i zgjedhur në Tiranë nga partia Republikane që më pas u bashkua me LSI-në, Ylli Shehu, thotë se kjo konventë është një shans për të gjithë në kuptimin e shpalosjes së vizionit të LSI-së për qeverisjen.

“Nesër në orën 10:00 do të takohemi të gjithë së bashku në Konventën e LSI-së së Tiranës.
Do të jemi më shumë se asnjëherë në Pallatin e Kongreseve për të treguar energjinë tonë për ta përmirësuar Shqipërinë, për të treguar vizionin tonë qeverisës për një Shqipëri pozitive. Eja dhe ti!

Sepse ti e meriton një shans si kushdo që i përqendron energjitë tek puna, edukimi dhe ndershmëria.
Çdo fëmijë meriton një shans për arsim më cilësor, një shkollë me kushte më të mira, një klimë më pozitive ku thur ëndrrat e së ardhmes.
Çdo i ri meriton një shans për formim profesional që e afron me tregun e punës. Meriton më shumë hapësira sociale për të jetuar shëndetshëm. Meriton një punë të denjë që e bën atë të dobishëm për shoqërinë.

Çdo burrë e grua meriton një shans për jetë dinjitoze, një punësim të sigurt, një familje të fortë dhe shëndetësi të aksesueshme.
Çdo i moshuar meriton një shans për pension më të mirë, hapësira shplodhëse dhe kujdes social nga shteti.
Nëse je një prej tyre, eja dhe ti! Jep vizionin tënd! Ndihmo që 18 qershori të jetë një shans për të gjithë”,
-thotë Shehu në një shënim në Facebook. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët