TIRANE - LSI ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën. Kryetari Meta tha se komuniteti ku kandidon Gjosha ka probleme të veçanta sociale dhe se ka nevojë për një deputete, e cila të jetojë me shqetësimet e tyre.
“Jam i bindur se Klajda do përfaqësojë me shumë dinjitet e përkushtim Njësinë 1 në Kuvendin e ardhshëm. LSI i jep një prioritet të veçantë si asnjë parti tjetër pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën politike, sepse pjesëmarrja në rritje e vajzave e grave në jetën politike është garancia kryesore për përfaqësimin e denjë dhe të duhur në shoqëri në familje në të gjithë jetën ekonomike e shoqërore të grave dhe vajzave në të gjithë vendin, vijoi Lideri i LSI.
Ndaj duke votuar për Klajdën, ju keni votuar që zëri i vajzave, grave dhe nënave të gjithë kësaj njësie të dëgjohen më me forcë në kuvendin e ri të Shqipërisë”, u shpreh kreu i LSI.
Meta nënvizoi se prioritet kryesor në programin e partisë së tij është punësimi, sidomos i grave dhe vajzave. Kreu i LSI-së tha se sot vetëm 17 % e bizneseve janë të iniciuar apo drejtohen nga vajzat dhe nga gratë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013
Redaksia Online
(b./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com