Ndërsa lidhur me dekriminalizimin, Meta theksoi se mbështet këtë platformë dhe distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që është pjesë e LSI apo edhe të atyre që aspirojnë të bëhen pjesë e saj. Meta tha më tej se, nisur nga shqetësimet e pjesëmarrjes së gjerë të biznesmenëve në politikë, do të ketë kufim të përfaqësim të tyre politik në rradhët e LSI-së.
Financimi i partisë
Kreu i LSI-së që në krye të fjalës së tij tha se, çdo financim dhe shpenzim do të bëhet publik në faqen zyrtare të partisë. “Lidhur me financimin e parisë duke qenë se është një element themelor i transparencës dhe në të gjithë mjediset politke, duke vendosur nga sot e në vazhdim që çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparence dhe publike ndaj cilido që ka interes të njihet në këtë proces. Në faqen zyrtare të LSI do të ketë një dritare “financat dhe buhxeti i LSI”, ku do të shfaqen të ardhurat, nga buxheti i shteti, donacionet dhe cdo formë tjetër. LSI do të miratojë projektbuxhetin me rastin e projektbuxhetit të 2016. Do të bëjë publike shpenzimet të çdo aktiviteti të saj jo më vonë se 2 ditë nga organizimi i tij”, tha Meta.
Dekriminalizimi
Meta në mbledhjen e kryesisë së LSI-së deklaroi se mbështet platformën e dekriminalizimit duke theksuar se distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që është pjesë e partisë që ai drejton. “Duke qenë se jemi në një situatë ku një ndër fjalët më të përmendura dhe më të klikuara është dekriminalizimi, dua të bëj të qartë se lidhur me shqetësimet e opinionit publik për nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit publik të partive politik dhe në respekt të plotë të nevojës të publikut për përfaqësimit dinjitoz të tij në vendimmarrje, LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që mund të jetë në radhë e saj apo që mund të synojë të aderojë në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dekirminalizimi duhet të ishte miratuar dje dhe jo nesër në Kuvendin e Shqipërisë. Ti heqim një njollë të pamerituar vendit tonë përshkak të politikës”, tha Meta.
Kufizimi i biznesmenëve
Kreu i LSI-së më tej tha se partia që ai drejton do të respektojë barazinë gjinore dhe gjithashtu deklaroi se do të ketë kufizim të përfshirjes së biznesmenëve në radhët e LSI-së. "LSI pavarëisht ndryshimi të Kodit zgjedhor do të respektojë përfaqësimin e grave me të paktë 50%. Do të nxisë pjesëmarrjen sa më të gjerë të të rinjëve të kualilfiikuar. LSI, nisur nga shqetësimet e opinionit publik për një përfshirje në shkallë të gjerë të biznesmenëve, do të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik me qëllim minimizimin dhe shmangien e konfliktit të interesit në maksimum”, u shpreh Meta.
Përfaqësuesit e LSI
Në fund të fjalës së tij në diskutimet e hapura për median, Meta i bëri thirrje çdo përfaqësuesi të LSI-së në pushtetin lokal që të distancohen nga sjelljet korruptive dhe abuzimi me detyrën. Meta kërkoi që ata të refuzojnë cdo sugjerim nga cilido nëse ai bie në kundërshtim me ligjin. Meta tha se për çdo rast që evidentohet se përfaqësuesit e saj shkelin ligjin do të merren masa. Madje Meta kërkoi që të shmanget dhe sjelljet e pahijshme duke thënë se, “shoqëria nga ka nevojë për shërbëtorë publikë dhe çdo sjellje arrogance dënohet.” “LSI nëpërmjet të zgjedhurve apo të emëruarve të saj në pushtetin qendror apo vendor synon të përçojë qartësisht frymën e qeverisjes së mirë. Transparenca, ligjshmëria, përgjegjshmëria, bashkëpunimi, modestia në veçanti dhe respekti për qytetarin, janë parime të panegociueshme, për LSI-në. Në këtë kontekst, LSI kërkon nga të gjithë përfaqësuesit e saj, në të gjitha nivelet të zbatojnë me përpikmëri ligjet e shtetit. Asnjë sugjerim apo ndërhyrje nga cilido në kundërshtim me ligjin, jo vetëm që nuk duhet të zbatohet, por është i dënueshëm dhe nëse ndodh do të merren masa ndëshkuese për cilindo. Të distancohen nga çdo praktikë korrupsioni dhe abuzimi me detyrën. Të shërbejnë me korrektesë dhe modesti ndaj publikut të gjerë sepse shoqëria ka nevojë për shërbëtorë të përkushtuar ndaj publikut dhe çdo shfaqje arrogance dënohet rëndë nga LSI”, përfundoi Meta.
Pikat kryesore të platformës së LSI-së:
Nisur nga nevoja për të rritur transparencën e sistemit politik dhe partive ne veçanti para publikut si dhe në respekt të plotë të rekomandimeve të vazhdueshme të OSBE/ODIHR dhe të organizmave të tjerë monitorues, kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim prezanton këtë plan masash:
- Financimi i partisë
Financimi i partisë dhe aktiviteteve të saj publike është elementi themelor i transparencës.
Ky element nder me te debatuarit për të gjithë mjedisin politik kërkon nje përgjigje te qarte dhe te drejtpërdrejt-ë.
Nisur nga kjo domosdoshmëri, LSI vendos:
- Nga sot e në vazhdim, çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike nga cilido që ka interes të njihet me këtë proces.
- Në faqen zyrtare të LSI, do të ketë një dritare me titull “Financat dhe Buxheti i LSI-së”, ku do të paraqiten qartë:
- Të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë;
- Të ardhurat nga buxheti i shtetit;
- Donacionet;
- LSI do të bëjë publike projekt-buxhetin e partisë, duke nisur nga kjo mbledhje me projekt-buxhetin e vitit 2016.
- LSI do të bëjë publike shpenzimet dhe burimet e financimit të çdo aktiviteti publik jo me vone se dy dite pas organizimit te tij.
- Përzgjedhja e Kandidatëve për deputetë, kryetar bashkie dhe detyra të tjera publike
Nisur nga shqetësimet publike për nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit publik të partive politike dhe në respekt të plotë të nevojës së publikut për përfaqësim dinjitoz të tij në vendimmarrje, LSI vendos që:
- Të përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe te distancohet qartësisht nga çdo individ me rekorde kriminale, apo nga cilido me rekorde të tilla që synon të përfaqësojë LSI-në.
- Të respektojë dhe zbatojë në çdo rast parimin e barazisë gjinore dhe përfaqësimin e grave në vendimmarrje me të paktën 50%.
- Të nxisë dhe garantojë pjesëmarrje sa më të gjerë të të rinjve me kualifikim sa më të plotë dhe të lartë në vendimmarrje.
- Të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik, me qëllim minimizimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.
Të zgjedhurit dhe të emëruarit aktualë
LSI, nëpërmjet të zgjedhurve apo të emëruarve të saj në pushtetin qendror dhe vendor, synon të përçojë qartësisht frymën e parimeve të qeverisjes së mirë.
Transparenca, ligjshmëria, përgjegjshmëria, bashkëpunimi, modestia dhe respekti për qytetarin janë parime të panegociueshme.
Në këtë kontekst, LSI kërkon nga të gjithë përfaqësuesit e saj:
- Të zbatojnë me përpikmëri ligjet e shtetit.
- Të distancohen nga çdo praktikë korrupsioni dhe abuzimi me detyrën.
- Të shërbejnë me korrektese dhe modesti ndaj publikut të gjerë, sepse shoqëria ka nevojë për shërbëtorë të përkushtuar publik dhe çdo shfaqje arrogance dënohet nga LSI.
- Të nxitet dhe thellohet transparenca ndaj publikut, sepse vetëm përmes transparencës realizohet dhe forcohet besimi i qytetarit dhe i shoqërisë ndaj institucioneve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)