LSI në opozitë, drejtorët e saj
firmosin tendera

LSI në opozitë, drejtorët e saj<br />firmosin tendera
TIRANE-Mbi 760 mijë shqiptarë votuan për të lënë në opozitë jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në këtë kuadër, duke njohur rezultatin, krerët e LSI deklaruan zyrtarisht daljen në opozitë. Por, pavarësisht verdiktit të qytetarëve shqiptarë, deklaratave dhe një precedenti të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 2013, ministrat dhe sidomos drejtorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë që të firmosin tendera.

Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transporteve kanë publikuar dy tendera, për ‘Hartim Studimi 'Identifikimi i burimeve të ndotjes në lumenjtë kryesorë të vendit dhe forcimi i kontrolli’ dhe për ‘Studim fisibiliteti për Aeroportin e Jugut’, por nuk kanë përcaktuar datë për zhvillimin e tyre. Tenderi për ‘Hartim Studimi 'Identifikimi i burimeve të ndotjes në lumenjtë kryesorë të vendit” është shpallur që në datën 7 shkurt, por nuk ka një afat për konkretizimin e tij.

Ndërsa tenderi i Ministrisë së Transporteve, është shpallur që në datën 03.02.2017. Ndërkaq, janë disa drejtori në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Bujqësisë, të cilat vijojnë zhvillimin e tenderave.

Në datën 30.06.2017, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shpallur tenderin për mirëmbajtjen e pajisjeve të monitorimit të cilësisë së ajrit me vlerë, 4 166 666,00 lekë. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga përfaqësuesi i LSI, ka planifikuar zhvillimin e një tenderin për shërbimin veterinar në Lezhë në datën 10.07.2017, me vlerë 2 912 166,50 lekë. Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë ka nisur tenderin për blerjen e 185 mijë targave kundrejt vlerës 1 milion euro. Në krye të kësaj drejtorie është Ylli Spahiu i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe është vëllai i deputetit Përparim Spahiu i po kësaj partie.

Precedenti
Ka një precedent sa i takon raporti të ministrave dhe drejtorëve me pushtetin, kur partia e tyre i ka humbur zgjedhjet parlamentare. Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, ministrat dhe drejtorët e tij, nxituan për të firmuar tenderat dhe koncesionet e fundit para se të largoheshin nga pushteti në 9 shator. Kryetari Partisë Socialiste, Edi Rama, të cilit shqiptarët i besuan qeverisjen e vendit, deklaroi se do të anulonte çdo koncesion dhe tender të firmosur nga ministrat dhe drejtorët e qeverisë Berisha, pas zgjedhjet të 23 Qershorit 2013 deri në formimin e qeverisë së re. Lëvizja Socialiste për Integrim, asokohe pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste, ka mbështetur qëndrimet e Ramës sa i takon paralajmërimit për rrëzimin e vendimeve të qeverisë Berisha në ditët e mbetura të mandatit. Por, një standard i tillë duket se nuk po respektohet nga LSI katër vite më vonë, kur shqiptarët e nxorën në opozitë.
 
Paradoksi
Ministrat dhe sidomos drejtorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë që të firmosin tendera, si gjatë ditëve të para të bashkëqeverisjes PS-LSI, ndonëse krerët e LSI kanë deklaruar zyrtarisht daljen në opozitë.
 
Standardi
Lëvizja Socialiste për Integrim, në 2013 pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste, ka mbështetur qëndrimet e Ramës sa i takon paralajmërimit për rrëzimin e vendimeve të qeverisë Berisha në ditët e mbetura të mandatit, pra pas humbjes së zgjedhjeve.

tabela gazeta drejtoret e lsi
  
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre