LSI: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor
të mos bëhen në minutat e fundit
LSI kërkon që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të mos kryhen në minutën e fundit. Kjo parti është e gatshme të reflektojë ndaj shqetësimeve të ngritura nga OSBE – ODHIR. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputeti Luan Rama zhvilluan një takim me drejtuesin e misionit ndërkombëtar, Odri Glover pas të cilit ftuan partitë politike të ulen në tryezë për të diskutuar rreth përmirësimit të kuadrit ligjor.
TIRANË - LSI kërkon që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të mos kryhen në minutën e fundit. Kjo parti është e gatshme të reflektojë ndaj shqetësimeve të ngritura nga
OSBE – ODHIR. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputeti Luan Rama zhvilluan një takim me drejtuesin e misionit ndërkombëtar, Odri Glover pas të cilit ftuan partitë politike të ulen në tryezë për të diskutuar rreth përmirësimit të kuadrit ligjor.
“Ne propozuam, dhe këtë sigurisht mund ta bëjmë publik, fillimin, jo vetëm sa më parë të punës, por edhe vendosjes së afateve të qarta, se kur të gjitha këto ndryshime duhen realizuar për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë logjikës së ndryshimeve të minutës së fundit, të cilat si të tilla nuk mund të reflektohen drejtpërsëdrejti në cilësinë e procesit zgjedhor, dhe na bëjnë që në mënyrë të përsëritur të riciklojmë e të përsërisim të njëjtat problematika negative”, tha Vasili.
“Veprimi në kushte emergjence dhe shmangia nga thelbi i këtyre rekomandimeve nuk do të bëjë gjë tjetër, vetëm, sa do të prodhojë të njëjtat probleme. Prandaj edhe z. Vasili insistoi, dhe ne e theksuam në takimin me znj. Glover, që është shumë e rëndësishme të nisë puna menjëherë paralelisht me reformat e tjera, që reforma në drejtësi apo procesi i dekriminalizimit të mos e sfumojë vëmendjen për reflektimin e këtyre rekomandimeve të
OSBE-ODIHR-it”, tha Rama.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur interesimit të medieve në lidhje me hetimin e CEZ. Sipas tij, këtë nuk e ndaj askush, por nuk duhet ngutje për qëllimet politike. “Tani një çështje e madhe e mbartur në kohë me shumë implikime kërkon kohë, kërkon dhe nacionalitetin që të zbardhet siç duhet. Asnjë zbardhje e ngutur për qëllime taktike politike nuk i shërben as shqiptarëve, as çështjes”, u shpreh ai.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18