LSI në fshatin Klloçë në Maliq, Brahimllari: Pas 25 prillit e gjithë vëmendja do të jetë tek fermerët (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me fermerë të fshatit Klloçë në Maliq, ku është njohur me problemet e tyre. Ai tha se kjo qeveri i ka lënë fermerët në harresë dhe me ndryshimin e qeverisjes pas 25 prillit e gjithë vëmendja do të jetë tek fermerët.

"Ne jemi fermerë dhe e japim duhanin me kontratë, me karta të rregullta, me NIPT, tani ku ta gjejmë të drejtën ne?", thotë një qytetar.

"Duhet fshati me asfalt, duhen kanalizime, duhet një shesh për fëmijët. S’ke një lulishte. Të tëra taksat i paguajmë ne. Punëtorë të mëdhenj janë të tërë këta që shikon këtu ti', tha një tjetër banor.

Sipas Brahimllarit, banorët e Kllocës në Libonik të Maliqit po përballen me arrogancën, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e bashkisë Maliq, nën mungesën e infrastrukturës, kanalizimeve, ujit të pijshëm apo mungesën e investimeve në bujqësi

"Bashkia Maliq, ushtron presion nëpërmjet ndihmës ekonomike për shërbimet që duhet t'i ofrojë çdo qytetari duke keqpërdorur zyrat e shtetit. Përgjegjësia do të jetë personale për këdo që ushtron presion dhe përdor zyrat e shtetit për interesa personale dhe jo në funksion të shërbimit qytetar. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për abuzimet, emërimet fiktive dhe keqpërdorimin e fondeve publike. Do të shkojnë përpara drejtësisë të gjithë zyrtaret të cilat abuzojnë dhe tallen me varfërinë ekstreme të banorëve të kësaj zone. Rilindja ka marrë fund, është e dëshpëruar dhe e vetmuar, forca e qytetarëve të bashkuar është shume herë më e fortë se e këtij sekti famëkeq. Më 25 Prill largojmë ketë fatkeqësi kombëtare që po i merr shpirtin vendit dhe qytetarëve. Më 25 Prill nis një epokë e re ajo e hapjes se vendeve te punës, e vëmendjes së drejtpërdrejt mbi hallet e qytetarëve", thotë Brahimllari.

Endrit Braimllari në takim me banorët e fshatit Klloçë në Maliq

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O pallosh: 14/09/2020 11:10

    hahahaha.. Do flasi dhe ky loqja, shoku i Monika thithlopes ... Ik o loqe

    Përgjigju
  • Pelioni: 13/09/2020 17:07

    O brahimllar,po thuaj o burr like floririt e Mona baxhellës që të kalojë ca nga ata florinjtë e kërrabës për komunitetin e klocës,kështu ata i ndihmon dhe ti bëhesh deputet,mos i përdor për Vaska floriri për macen sasha

    Përgjigju
    • robi: 13/09/2020 20:30

      Jo, Nafije dybeku do tu dhuroje gjithe familjeve te fshatit Klloce nga nje dybek falas dhe do beje dhe nje takim me banoret e Maliqit per tu mesuar atyre si tundet dybeku qysh ne moshen 14 vjecare ashtu sic ajo ka pohuar vete se kur e ka filluar cigaren dhe dybekun ne nje emision tv.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja