LSI në fushatë, Kryemadhi fton te rinjtë të bëhen pjesë e ndryshimit

Pas takimit në Pogradec me disa të rinj të këtij qyteti këtë të enjte Kryemadhi është ndalur në një takim tjetër këtë radhë me të rinj të njësisë numër 1 në kryeqytet.

Ajo iu bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e kësaj force politike dhe njëkohësisht pjesë e ndryshimit

'Sot jam me çunat dhe gocat e Njësisë Nr. 1. Doja të përshëndesja të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, të gjithë djemtë e lagjeve të Tiranës, të cilët sot në këto ditë të pamundura të pandemisë, ku bizneset janë mbyllur, ku shkollat janë të mbyllura, ku mundësitë ekonomike për familjet e tyre janë shumë të pakta, do doja t’i përshëndesja dhe t’i ftoja të gjithë së bashku për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh që po i vjen Shqipërisë. Çunat e Tiranës janë e ardhmja e Tiranës, janë e ardhmja e Shqipërisë. Janë ata të cilët do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, sepse për atë ëndërrojnë', tha Kryemadhi.

Lëvizja socialiste për integrim ka në foks të politikës mbështetjen e të rinjve që është dhe pjesa më e shëndoshë e elektoratit të kësaj forca politike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lemi: 04/09/2020 08:14

    PJESE E HAJDUTERISE...ZHABE PLAKE

    Përgjigju
  • Bledi: 04/09/2020 07:46

    Taman siç I bere Deputet ato kalamajt qe meritojne nga nje kukull dhe ju I bete ligjberes, mjere popullit, ja bani trurin lavazh adoloshenteve se nje njeri I rritur nuk ju voton kurre. Ishalla merr Basha ose Rama 71 Deputet vetem dhe ju fut Toçin ju te LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish