LSI negociatorja e PS-së për
kthimin e opozitës në Parlament

LSI negociatorja e PS-së për<br />kthimin e opozitës në Parlament
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të negociojë me opozitën për rikthimin e saj në Parlament. Partia Socialiste ka zgjedhur të heq dorë nga kërkesat e drejtuar PD-së duke ja deleguar këtë përgjegjësi aleatit të saj në mazhorancë, LSI-së. Pas refuzimit që PD i bëri thirrjeve për rikthimin në Kuvend nga kryeministri Rama dhe kreu i grupit të PS-së Ruçi, aleatët e LSI-së me kryeparlamentarin Meta dhe kryetari i grupit Petrit Vasili kanë kërkuar që opozita t’i jap fund bojkotit dhe të bëhet pjesë e jetës parlamentare.

Për Vasilin prania e opozitës në Parlament shihet si një domosdoshmëri për mazhorancësm për shkak se në këtë mungesë të tejzjatur të saj në kuvend, qeveria e ka të vështirë të mbajë ritmin e duhur për zhvillimin e reformave. “Asgjesimi i dialogut dhe debatit në parlamentin shqiptar, gjë që ka ndodhur për mospjesëmarrjen e opozitës, krijon një disballancë problematike, sepse edhe aksioni qeveriatar nuk ka mundësi të ketë ritmin e duhur në mungesë të një debati dhe oponencë”, deklaroi Vasili.

Kreu i grupit parlamentar i kujtoi opozitës se refuzimi i saj për të qenë brenda Kuvendit i heq të drejtën edhe qytetarëve të kundërshtojnë hapat e gabuara të qeverisë. “Qytetarët mungojnë të bëjnë oponenecën e tyrë nëpërmjet opozitës dhe njëkohësisht salla e parlamentit humbet kuptimin sepse harrohet se salla nuk është pronë as e mazhorancës, as e opozitës, por është e qytetarëve që kanë dhënë detyrat përkatëse. Njërit krah për të bërë qeverisjen e vendit dhe tjetrit për të bërë oponencën”, theksoi Vasili.

Bashkëpunimi
Mesazhet për gjetjen e një rruge për të përmirësuar dialogun politik u shprehën edhe dy ditë më parë nga Komisioni Europian. Përfaqësuesi i KE-së kërkoi me ngulm që mazhoranca dhe opozita të punojnë për realizmin e reformave në mënyrë që rruga e vendit për t’u anëtarësuar në BE të jetë më e shkurtër. Duke e konsideruar të nevojshme rinovimin e ftesës që duhet adresuar për opozitën, LSI kërkoi që opozita të mos mungojë në impenjimet me rolin e saj të pazëvendësueshëm në politikë.

Hapin e parë për rikthimin e opozitës në Kuvend, mazhoranca e hodhi me pranimin e kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Seancën e një jave më parë, mazhoranca votoi pro ngritjes së komisioneve hetimore për serverin e Tatimeve dhe shkarkimet në administratë. Kryeministri Rama garantoi opozitën se do të plotësojë edhe kërkesat e saj për hetimin e të shkuarës së deputetëve në Kuvend por kërkoi që PD të bëj një draft konkret për këtë çështje.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë