Lëvizja Socialiste për Integrim ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. 

Kryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh gjatë një konference për shtyp se LSI do jetë opozita e vërtetë e katër viteve të ardhshme në Kuvend.

Ai tha se rezultati i LSI në këto zgjedhje është mjaft pozitiv, ndërsa qytetarët i kanë ngarkuar kësaj force politike një mision historik. 

"Votues shqiptarë, mijëra e mijëra të rinj, ishin lajtmovitmi i fushatës tonë në këtë fushatë të vështirë, por shumë motivuese.

Mijëra e mijëra burra e gra jo vetëm votuan LSI por i ngarkuan asaj një mision historik të jashtëzakonshëm i cili ka të bëjë më në fund me bërjen e Shqipërisë me një opozitë të vërtetë. 

213 mijë votat ishin goditja më e rëndë që mund t'i jepej kësaj strategji dhe krijimi i asaj rruge tepër të gjatë, ku më së dfundi pas 4 vitesh mijëra e mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë",
u shpreh Vasili.

Kreu i LSI theksoi se LSI do denoncojë strategjinë e terrorit, sipas të cilit u karakterizuan zgjedhjet parlamentare. 

"LSI do jetë një zë i cili do denoncojë strategjinë dhe terrorin e këtyre zgjedhjeve, strategji që do denoncohet me dokumente, fakte, filmime.

Së dyti, zëri i kësaj opozite do të jetë një zë që do zhbëjë moralisht strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj",
deklaroi Vasili.  

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com