TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur një qëndrim dyshues sa i përket ftesës së kryeministrit Edi Rama për t'u ulur në tryezë dialogu pa kushte për Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet ish- deputetit Edmond Panariti, kjo forcë politike ka argumentuar refuzimin e ftesës si një domosdoshmëri, pasi sipas tyre, Rama nuk kërkon një dialog të sinqertë ku mund të diskutohet gjithçka që palët kërkojnë.

"Thelbi i ftesës për dialog pa kushte nga shumica është ky: Ejani të flasim pa kushte, por atë që dua unë, por duke përjashtuar atë që kërkon ti...", shkruan Panariti.

Reforma Zgjedhore ka qenë kryefjalë e ditës së djeshme. Fillimisht ishte OSBE që u bëri ftesë të gjitha palëve politike, përfshirë edhe ato jashtë-parlamentare që të ulen në dialog për këtë reformë dhe më pas fill pas kësaj thirrjes së ndërkombëtareve erdhi letra e kryeministrit Edi Rama. Pas mbledhjes së paplanifikuar në selinë blu, Basha dhe aleatët vendosën që ta refuzonin, ku sipas tyre më e rëndësishme është zgjidhja e krizës politike dhe më pas, ajo e Reformës Zgjedhore.

Postimi i ish-deputetit Edmond Panariti