PD me aleatët refuzojnë ftesën e Ramës për 'Zgjedhoren', Kryemadhi: Ja kush po e bën Platformën Kombëtare

TIRANE- Partitë opozitare unanimisht kanë hedhur poshtë ftesën e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në një tryezë politike për Reformën e re Zgjedhore. Gazetari i Report TV, Elis Memelli bën me dije se ky vendim i opozitës jo parlamentare ka ardhur pasi sipas pretendimeve të tyre situata në vend është e rënduar dhe Reforma Zgjedhore duhet të bëhet në një moment të dytë.

Pasi iu përgjigj ftesës së kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një tryezë politike për Reformën e re Zgjedhore duke thënë se më parë duhet të zgjidhet kriza politike, ka qenë kreu i PD,  Lulzim Basha që ka thirrur në seli aleatët.  Takimi ka zgjatur për rreth një orë dhe të pranishëm ka qenë edhe kryetarja e LSI së bashku me kreun e PDI, Shpëtim Idrizi, i cili ishte i vetmi nga aleatët e Bashës të cilin Rama nuk e përmendi në ftesën e tij.

Po ashtu partitë opozitare jashtë parlamentit kanë diskutuar edhe rreth Platformës Kombëtare që kanë për të dalë nga kriza. Pas takimit ka qenë kryetarja e LSI, që ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se në këtë takim është biseduar për Platformën Kombëtare që opozita pritet të vejë në zbatim për daljen nga kriza.

"Qëndrimet e opozitës janë të njëjta me ato që tha edhe Basha. Grupe pune janë nga të gjitha partitë opozitare, njerëz me integritet, personalitete, individ. Frontin opozitar tashmë është 85 % e qytetarëve." ka thënë Kryemadhi.

Reforma zgjedhore ishte pika ku mazhoranca dhe opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamentare binin dakord, të paktën në letër. Por mesa duket për PD kjo nuk është prioritet pasi sipas tyre në radhë të parë duhet zgjidhur kriza politike dhe më pas Reforma Zgjedhore.

Kujtojmë se për zgjedhoren edhe OSBE ditën ka thirri në tryezë të përbashkët në datën 25 shtator për të diskutuar një nga reformat më të rëndësishme, atë Zgjedhore, ku ftesa mësohet se i është dorëzuar edhe PD-së dhe partive të tjera politike që kanë dalë nga parlamenti, por mesa duket PD dhe aleatët janë të vendosur për një tjetër bojkot.

Më parë edhe BE me anë të Ambasadorit Soreca bëri thirrje që palët të ulen për Zgjedhoren por as kjo nuk e ka bindur opozitën jo parlamentare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F.u: 18/09/2019 23:13

    Eshte me se e qarte, SPAK dhe Vetting i prek te gjithe krahet njesoj, d.m.th. dhe Ditmir dhe Gjiknur por me shume gjasa jo Ram, kjo nisur nga vendosmeria e tij, por prek jovetem Vasil e Bode por dhe Xen e Bash Sale dhe Mon e Like. Eshte normale qe do "luftojne" deri ne fund...

    Përgjigju
  • Robi: 18/09/2019 21:20

    Në krye të platformës kombetare te leshitlikes është strateg'ja ndërkombëtare, nderplanetare e leshitdhise, e leshelise me shkollë të mesme mesatare 6 Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora gjithollog'ja surratgerdalla.

    Përgjigju
  • Munika: 18/09/2019 19:20

    Oh moj ba....xh....ell mu....ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat