LSI: Opozita të jetë e përgjegjshme
interesat e vendit prioritet

LSI: Opozita të jetë e përgjegjshme<br />interesat e vendit prioritet
TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama, i bëri sot një apel opozites që të tregohet e përgjegjëshme në lidhje me proçesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian pasi interesat e Shqipërise janë prioritare.

“Çështjet e plotësimit të kushteve të vëna nga BE, që Shqipëria të përmbushë të gjitha detyrimet për të merituar statusin e vendit kandidat, nuk janë çështje vullnetesh poltike, as çëshjte që lidhen me interesa individuale. Ato janë çështje që kanë të bëjnë me interesat e vendit. Janë detyrime që duhen përmbushur. Janë përgjegjësi që duhen realizuar dhe në këtë kontekst çdo shmangie, tërheqje apo tentativë për të bllokuar dhe zvarritur këtë proces janë në dëm të interesave europiane të vendit”, u shpreh Rama.

Rama tha se “nuk ka vend për llogari meskine, që duke kontribuar negativisht për ta bllokuar proçesin e integrimit europian të vendit, të mund të shpresojë ndokush që mbi këtë bazë të nxjerrë apo të ketë përfitime, apo kapital politik, për interesa të veta apo të grupit që përfaqëson”.

Duke iu referuar kreut të opozitës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së u shpreh se “është i pakuptimtë, madje absurd qëndrimi i shfaqur nga lidershipi socialist për të vënë barriera dhe për të krijuar pengesa artificiale përballë një procesi që është detyrim kombëtar, sepse lidhet me interesat europiane të vendit". Sipas tij, “është nonsens rikthimi i lidershipit të PS-së në praktikën e dështuar të 1 viti më parë për ta bllokuar këtë proces dhe për të krijuar barriera të panevojshme". (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj