LSI-PDIU: Dakord për shtyrjen
e zgjedhjeve në datë 16 Korrik 

LSI-PDIU: Dakord për shtyrjen<br />e zgjedhjeve në datë 16 Korrik 
Kryetari i LSI, Petrit Vasili pas përfundimit të takimit ka deklaruar se paketa 'McAllister' i jep garanci opozitës, ndërsa është dakord për shtyrjen e zgjedhjeve në datë 16 Korrik. 
 
"Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohëm me produktin e negociatave mes PS dhe PD, sipas negociatave të amerikanit Yee dhe me paketën 'McAllister', kjo ka qenë baza e diskutimit.
 
LSI e bindur në atë që paketa 'McAllister' duhet të zbatohet pikë për pikë, duhej pranuar që kur u bë publike, megjithatë nuk është kurrë vonë, i jep përgjigje krizës, i jep besim për zgjedhje të lira dhe është një paketë komprmosi për të gjithë e pranueshme.
 
Problemi kryesor vlerësimi i momentit dhe kohës, pasi cdo minutë kohë e humbur është në dëm të vendit, në dëm të stabilitetit dhe jo vetëm paketa 'McAllister', por gjithcka duhet parë në këtë dritë.
 
Data e zgjedhjeve? Paketa 'McAllister' ka një datë zgjedhjesh, 16 korriku, normale, pasi nuk krijohet gjë të jashtëzakonshme dhe që sigurisht është një limit i arsyeshëm në kohë, siguron një moment maksimal për mosbesimin e opozitës, por edhe një pikë e paanshme në paketën 'McAllister', që për mua është zgjidhje optimale.
 
Paketa amerikane ishte e integruar, kështu që besoj se nuk kemi hapësirë për të diskutuar më për këtë gjë.
 
Rama do të prononcohet vetë, ka një diskutim kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës dhe shpresoj që pse jo, duhet të jemi shpresëmëdhenj për një komprmois, nuk ka arsye se jo
" tha Vasili.
 
Edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi u shpreh se 16 korriku, duke iu referuar paketës 'McAllister',  është data e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se i jep opozitës të gjitha garancitë e duhura.
 
Ai u shpreh optimist për takimin Basha- Rama tek Kryesia e Kuvendit se mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.
 
Kishte një diskutim, PDIU i qëndron faktit që McAllister, është një paketë e plotë dhe i jep opozitës garancitë e nevojshme, zgjedhjet s’bëhen për partitë por për votuesit. Data e paketës është një datë që arrin të ezaurojë të gjitha problematikat.
 
Jam shpresë plotë për takimin Basha- Rama. Bëra thirrje që ne si shqiptarë ta gjemë gjuhën e përbashkët, shpresoj që takimi të arrihet me një marrëveshje. Është shumë më mirë që po takohen
”, u shpreh Idrizi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!