LSI përcakton axhendën 
koncesionet dhe kodi i deputetëve

LSI përcakton axhendën <br />koncesionet dhe kodi i deputetëve
Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përcaktuar dje axhendën parlamentare.

Në fokus të LSI do të jetë ndryshimi i ligjit për koncesionet, i propozuar nga kjo parti që gjatë legjislaturës së kaluar, por që nuk u pranua nga Partia Socialiste.

“Vendimi unanim i grupit është që grupi parlamentar i LSI do të vazhdojë me shumë konsenguencë të ndjekë deri në shqyrtimin përfundimtar dhe votimin në seancën plenare, pavarësisht se si do të jetë rezultati i këtij votimi, nismën shumë të rëndësishme të marrë nga ky grup lidhur me disa ndryshime me ligjin tashmë të njohur për koncensionet, apo për partneritetin publik-privat siç është më i plotë, duke e quajtur këtë një konsenguencë të domosdoshme, në vlerësim të efektit rrënues që këto konçensione kanë pasur mbi ekonominë shqiptare.

Një konstatim ky jo thjesht dhe vetëm i opozitës shqiptare, por dhe një konstatim i bërë gjerazi publik nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat i kanë paraqitur ato si një nga rreziqet kryesore në tronditjen ekonomike që po shoqëron vendin, e cila do të thellohet dukshëm dhe në të ardhmen”
, tha kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Deputeti Vasili theksoi se kontratat koncesionare duhet të miratohen nga Kuvendi.

“Ndaj transparenca e plotë dhe një rol i ri i Kuvendit lidhur me nisma të tilla kaq të rëndësishme, qindra milionshe, që kalojnë dimensionet e maxhorancës, por që krijojnë një problem të rëndë ekonomik për ekonominë shqiptare dhe për xhepat e çdo shqiptari është një qëndrim logjik i domosdoshëm, koherent dhe shumë pozitiv i LSI i cili do të vazhdojë të ndiqet pavarësisht nga praktika e shëmtuar e bllokimit të kësaj nisme, e cila filloi shqyrtimin e saj në Kuvend dhe pastaj u ndërpre në mënyrë të njëanshme, sigurisht për ti hapur rrugë vazhdimin e shumë koncensioneve të tjera që pasuan dhe që ishin shkatërrimtare, qoftë për nivelin shumë të ulët të shërbimeve që ofruan, qoftë për dëmin e lartë ekonomik të tyre”, tha ai. Vasili u ndal edhe në dy nisma të tjera.

“Së dyti vendosi të mbështesë dhe të vazhdojë ndjekjen e deputetit Përparim Spahiu lidhur me statusin e minatorit, që trajton në mënyrë të veçantë dhe specifike një shtresë punonjësish me vështirësi ekstreme, qoftë për shëndetin e tyre, qoftë për të ardhmen e tyre në mënyrë të veçantë pas lënies së punës, pasi dihet kushtet e tmerrshme në të cilat ata punojnë dhe pasojat shumë të rënda për jetën e tyre dhe për një rol të ri të shtetit në mbrojtjen e kësaj shtrese. Kjo është një nismë shumë pozitive, shumë e rëndësishme, e depozituar që në Marsin e këtij viti, e pamarrë në shqyrtim nga qeveria, as në Kuvendi dhe si e tillë ajo do të vazhdojë të ndiqet. Po kështu do të vazhdojë të ndiqet edhe nisma e depozituar në atë kohë dhe e firmosur nga deputetët e asaj kohe, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, nga unë dhe Kejdi Mehmetaj etj lidhur me kodin e sjelljes në Kuvend, një nismë e mbështetur nga OSBE në Tiranë”, pohoi Vasili.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE

Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE