LSI:Procesi ndaj Metës fals
e provojnë dëshmitarët

LSI:Procesi ndaj Metës fals<br />e provojnë dëshmitarët
TIRANE- Një ditë pas dëgjimit të dëshmive mes të cilave dhe të Dritan Priftit në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës, LSI akuzon prokurorinë për manipulim provash me qëllimin e vetëm për ti dhënë gjyqit që synojnë manipulinin e publikut.

Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama deklaroi se zhvillet e një dite më parë në Gjykatën e Lartë, tregojnë fallcitetin e provave që ka akuza.

Një ditë më parë biznesmeni Bekim Halilaj, biznesmen i përmendur në përgjimin Meta- Prifti, deklaroi se tenderi për naftën ka qenë fals pasi ai ishte fituar para se të fillohej ankandi.

Rama tha se provohet sipas dëshmitarit Bekim Halilaj, dëshmitar I thirur nga prokuroria dhe dokumenteve që ai referon, se pronari i kompanisë, Tea Contruction është ortak me bashkëshorten e Priftit në kompaninë e tullave. “Kjo provon konflikt interesi, pazare korruptive që nga zhvillimet e djeshme e shndërrojnë procesin ndaj Metës në proces të mbyllur për të çelur një ndaj dëshmitarit të prokurorisë, Priftit”- tha Rama.

Ai nënvizoi se vetëm dje, në seancë gjyqësore rezultojnë fakte që provojnë katërcipërisht pathemelësinë e akuzës e cila është ngritur mbi dëshminë e një dëshmitari, që dëshmitari tjetër i prokurorisë i hedh poshtë.

“Arsyeja që i parashtroj sot lidhet me faktin që jemi të vendosur të realizojmë transparencën ndaj publikut, por edhe të nënvizojmë që akuza është ngritur mbi dëshmi dhe prova të falsifikuara të një dëshmitari që në cdo seancë sa vjen e vihet përballë faktesh që provojnë falsitetin e akuzës”- theksoi Rama.

Prifti deklaroi ne seance se biznesmeni Halilaj i kishte ofruar atij dhe Metës 1 milionë dollar për të fituar tenderin e naftës.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS