LSI, Rama: Kolegji Zgjedhor, akt
tejet profesional dhe me integritet
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama e ka konsideruar një akt tejet profesional atë që bëri Kolegji Zgjedhor dje për mosnjohjen e rinumërimit të votave për qarkun Lezhë. Për zgjedhjet për kreun e PD, Rama shprehu keqardhje, që PD nuk zhvilloi vetë zgjedhje korrekte.
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp, që në emër të LSI të konsideroj një akt tejet profesional dhe të përgjegjshëm atë që bëri Kolegji Zgjedhor dje, që i pandikuar politikisht dhe duke mos konsideruar as presionet politike që u bënë dje në ditën e zgjedhjeve për kreun e PD, shpalli një vendim zbatuar në ligj" për monjohjen e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 23 qershorit nga
KQZ për qarkun Lezhë.
Rama ka shtuar se kjo është shenjë integriteti profesional, dëshmi e pavarësisë së gjyqtarëve. Rama ka garantuar gjithë institucionet e drejtësisë se "LSI dhe mazhoranca e re do bëjnë të mundur, që edhe në Shqipëri të ketë institucione që veprojnë të pavarura dhe pandikuara nga politika. Ky është angazhimi ynë i madh, kjo është çfarë presin qytetarët shqiptarë dhe si pjesë e Europës që jemi nuk mund të sillemi ndryshe, përveçse me institucionet tona ta bazohen në ligj dhe çdo vlerë që përfaqëson shteti i së drejtës".
GARA NË PD ME PARREGULLSI, UROJ TË RINGRIHET SI OPOZITË E FORTËI pyetur mbi zgjedhjet për kreun e PD, Rama shprehu keqardhje, që numri i pjesëmarrësve në votime ishte shumë i vogël, kur vetë drejtuesit thanë për 105 mijë vetë. Në 41 mijë vetë pjesëmarrës në votime i bie as 40% i asaj që u pretendua. Veç kësaj, procesi dje u shoqërua me defekte, mangësi, parregullsi me mosdhënien e mundësisë për anëtarët e PD për të votuar, e me lista me numër serie, gjë që s’është standard demokratik.
"Fushata e kandidatëve në garë nuk tërhoqi vëmendjen e anëtarëve për shkak të mungesës së alternativave për shkak të një fushatë që u përqendrua tek sulmet ndaj mazhorancës", ka analizuar Rama, duke shtuar se "një parti që nuk organizon zgjedhje korrekte vetë, mund të mos ketë qasje korrekte ndaj zgjedhjeve të 23 qershorit".
Së fundi, Luan Rama ka uruar që "PD të ringrihet si forcë demokratike, opozitë e fortë, konstruktive, që të ofrojë alternativë. Demokracia ka vlerë dhe merr jetë, kur opozita është funksionale. Opozita është mision në këndvështrimin tim. PD të mund të ngrihet në dimensionet dhe përgjegjësinë e këtij misioni".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40